• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Emisioni televiziv shqiptar dërgohet në prokurorinë italiane, ja përse…
Home
Aktualitet
Media

Emisioni televiziv shqiptar dërgohet në prokurorinë italiane, ja përse…

25 November, 2017 k.autor Aktualitet, Media

Sipas mediave italiane, mësohet se një video e emisionit investigativ shqiptar “Boom” është dërguar në prokurorinë italiane nga një komandant lokal policie.

Sipas L’Adige.it ky emision ka bërë një puntatë ku akuzohet policia italiane e Alto Garda dhe Ledro për korrupsion ndaj një çifti shqiptarësh që po udhëtonin në rrugën Santoni ad Arco, këtë verë.

Medias italiane në fjalë shprehet se akuza e emisionit “Boom” është tërësisht e pabazuar, pasi sipas emisionit thuhet se policët i futën në xhep paratë që u dha çifti shqiptar, por që në fakt sipas ligjit Italian të gjithë shoferët jashtë Bashkimit Europian që gjobiten në Itali duhet ta paguajnë gjobën në vend.

Komandanti i policisë lokale Marco D’Arcangelo u shpreh:

Është një gjë mjaft e trishtë dhe kaq e shëmtuar saqë nuk kam fjalë. Jo vetëm që është një dëm ndaj imazhit të të gjithë zonës së Alto Garda, por të lidhësh punën e agjentëve tanë të policisë lokale me temën e korrupsionit në një program televiziv shqiptar të ngjashëm me “Striscia la notizia”, është një shpifje e papranueshme.

Media italiane shprehet se reportazhi, i gjatë rreth 12 minuta, prezantohet nga dy femra të cilat ironizojnë se në Shqipëri mund të japësh një kafe ndërsa në Itali të kërkojnë euro dhe më pas publikojnë videon të gjatë rreth 12 minuta duke u shprehur se kjo është prova se si policët italianë e ndaluan dhe më pas i kërkuan paratë. Në sfond dëgjohet burri i cili thotë me zë se i kanë kërkuar 400 euro në dorë dhe nëse nuk kishte, atëherë 200 euro.

Komandanti Marco D’Arcangelo, është shprehur se e ka dërguar tashmë videon e emisionit në prokurorinë italiane pasi sipas tij një krim ka ndodhur me siguri: ose agjenti ka bërë vërtetë siç shprehet emisioni, ose ajo që ka përshkruar emisioni është një shpifje. Agjenti e ka ditur që po filmohej dhe nuk kishte përse ta bënte veten për pak euro, raportohet të ketë thënë komandanti i policisë D’Arcangelo.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjendet në fund të liqenit kështjella 3 mijë vjeçare
Previous article Elona Gjebrea: Asnjë thirrje nuk kam nga Prokuroria. Kam një mesazh për të gjithë ata që guxojnë...

k.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT