Gazeta “RD”, pas afro 27 vitesh jetë dhe kontribut për shtypin e lirë , është në grahmat e saj të fundit.Gazetarët dhe stafi mbështetës kanë mbi tre muaj pa marrë rrogat. Tirazhi ditor i kësaj gazete me shumë histori është në minimumin e saj historik, që kur lindi në 5 Janarin e vitit 1991.
Faktorët që e kanë telendisur gazetën “RD” në këtë situatë mjerane janë të shumtë, por prej vitit 2007 drejtues i gazetes eshte kryeredaktori Bledi Kasmi.
Është shumë e rëndë kur mëson se si rrjedhojë e shpërdorimeve , korrupsionit dhe vjedhjes që i ka bërë gazetës “RD” kryeredaktori i gazetes (sigurisht me bekimin e Partisë). Gazetarët e saj dhe stafi mbështetës , kanë mbi 10 vite që janë lënë pa sigurime shoqërore dhe shëndetësore…! C’farë do të thotë se fondet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë përvetësuar nga kjo grua e babëzitur ose superfinancierja Ermira Meta.
Është rasti këtu që t’ju bëjmë thirrje strukturave të Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë,që një orë e më parë duhet të mësyjnë në zyrat e gazetës “RD” për të hetuar dhe faktuar korrupsionin.



