Lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve me precedentë penale dhe ata të cilët posedojnë armë zjarri pa leje kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit:
S.K., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u kap nga shërbimet policore në lagjen ”Pavarsia 2”, duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë, pa leje.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.


