• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PIKU I SEZONIT TURISTIK/ 7000 turistë DYNDEN në kufirin e Kakavijës: Të gjithë pushime në Shqipëri…
Home
Sociale

PIKU I SEZONIT TURISTIK/ 7000 turistë DYNDEN në kufirin e Kakavijës: Të gjithë pushime në Shqipëri…

5 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rreth 7.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në Shqipëri që prej mëngjesit të së shtunës, vetëm përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.

Fluksi, sipas autoriteteve lidhet me lejet vjetore të emigrantëve, por edhe një tendencë në rritje të vizitorëve që frekuentojnë Jugun e Shqipërisë.

Dy herë më i vogël është fluksi e emigrantëve në dalje nga Shqipëria, ndërsa që prej mesnatës kanë pritur në radhë rreth 2 orë në anën greke të kufirit.

Por, me shtimin e një sporteli për përpunimin e dokumenteve nga pala greke, që ishte duke punuar vetëm me dy sportele në hyrje, situata pritet të normalizohet. Në anën shqiptare po punohet me personel të dyfishuar dhe me 4 sportele në hyrje.

Masat janë duke u shtuar edhe në akset nacionale në Jug, që po përballojnë një trafik të ngarkuar që prej fillimit të gushtit.

Kreu i Shërbimit të Policisë Rrugore, Artan Tarka tha se akset ku po kryhen punime dhe ato me trafik të rënduar në hyrje të Gjirokastrës, në Qafën e Muzinës dhe në zonën e Ujit të Ftohtë po mbikëqyren nga patrullat e Policisë Rrugore.

Fluksi do të vijojë të rritet në Kakavijë, për të kulmuar fundjavën e ardhshme, ndërsa në pikat e tjera kufitare, në Sopik dhe “Tre Urat’ kanë fluks minimal në hyrje dhe në dalje. Autoritetet rekomandojnë përdorimin edhe të këtyre pikëkalimeve, për të evituar dyndjen e njëkohshme në Kakavijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHKAK PËR LUFTË"/ Deputeti i PD i sulet Thaçit: Shihe mirë firmën me Vuçiçin, sa për Berishën …
Previous article RRËZIMI I HELIKOPTERIT NË KORÇË/ Piloti: Bëra ulje të detyruar. Shkaqet ishin vetëm TEKNIKE

g.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT