Këtë javë e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ka qenë moderatorja e Digitalb, Jonida Vokshi.
Bukuroshja e ekranit ka rrëfyer të rejat e fundit nga jeta e saj profesionale dhe personale gjithashtu.
Moderatoret e kanë pyetur Jonidën se si ia del ajo të menaxhojë kohën me kaq shumë angazhime si pedagoge, moderatore e aktore në teatër, ku e gjen kohën për të ngrënë, për të fjetur e për të bërë dashuri.
Jonida ka treguar se këto janë tre gjëra shumë të rëndësishme. Edhe pse është shumë e përkushtuar me punën, marrëdhëniet me gjumin i ka shumë të mira.
“Zgjohem herët, në orën 12:00. Sa për ushqimin mundohem të konsumoj gjëra që dhe i marr me vete në çantë. Ndërsa tjetra… Nuk bëj dot dashuri se jetoj me prindërit. Edhe ai jeton me prindërit.”,- ka rrëfyer moderatorja.
Dashur-padashur Jonida sapo zbuloi se jo vetëm që është në një lidhje, por partneri i saj jeton me dy prindërit e tij./Blitz.al/
E ftuara e Aulones dhe Fatmes kete jave ne Thumb ka qene moderatorja e njohur dhe simpatike Jonida Vokshi.Jonida ka rrefyer te pathenat e profesionit dhe jetes se saj. Shpenzimet e dasmes do ti ndaje se bashku me te dashurin, ne premieren e filmit "Dere Hapur" do te shfaqet shtatezene ! Vec ketyre,si eshte marredhenia me Kastro Zizon? Po nxenesit e ngacmojne?
Posted by Blitz.al on Saturday, November 25, 2017


