Një shtetas shqiptar, i mitur (i moshës 16 vjeç) është kapur në qytetin e Fierit me një dozë lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Mësohet se 16 vjeçari do ta konsumonte dozën.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasin E .K., vjeç 16, banues në fshatin Zhupan, pasi në Zhupan, nga kontrolli fizik, ju bllokua me cilësinë e provës materiale, 1.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.


