• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI PËR USHQIMIN/ AKU bllokon 45 KILOGRAMË mish. Kasapi e therte në pallat dhe…
Home
Sociale

AKSIONI PËR USHQIMIN/ AKU bllokon 45 KILOGRAMË mish. Kasapi e therte në pallat dhe…

5 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vijon me kontrollet në terren për evidentimin e rasteve të shkeljeve kur mungojnë kushtet higjieno-sanitare. Pas një denoncimi që mbërriti dje rreth orës 20:00 pranë AKU, për therjen e tregtimin e mishit në qytetin e Përrenjasit në shkelje flagrante të standardeve të sigurisë ushqimore, Trupat inspektuese e DRAKU, Elbasan shkuan në vendin e ngjarjes.

Pas verifikimeve u konstatuan shkelje. Konkretisht, gjatë inspektimit të papritur, subjekti “Bani Zhobro” u kap në flagrancë duke ushtruar barbarisht aktivitetin e therjes së kafshëve në një ambient të pa miratuar dhe në kundërshtim të plotë me kërkesat ligjore dhe kafsha natyrshëm e pa kontrolluar nga veterineri – i cili sipas protokolleve veterinare kryen edhe certifikimin ose jo të mishit pas kontrollit të detyrueshëm para dhe pas therjes.

Ky subjekt ishte i regjistruar në QKB me aktivitet ‘Tregtim mishi” por në momentin e inspektimit subjekti ushtronte aktivitetin e therjes së kafshëve në ambientin ngjitur me atë të tregtimit të mishit, në katin e parë të një pallati. Në ambientet e therjes u gjendën dhe më pas u konfiskuan 45 kg mish vici dhe një set me vegla pune (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar). Ndaj subjektit u morën masa për konfiskim i mishit, mjeteve të punës (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar) si dhe masë administrative, gjobë në vlerën 250 000 lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tottenham turpërohet në Spanjë, ka nevojë për përforcime…
Previous article Trump e quajti "të paaftë", Melania mbështet LeBron James: Ai ka punuar për gjëra të mira

k.autor

Postime të ngjashme

"KRIZA" NË AEROPORTIN E VLORËS/ Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës Aktualitet

"KRIZA" NË AEROPORTIN E VLORËS/ Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

NGA ADNAND XHOLI, TE ARTA MARKU/ Pesë kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, mbyllet afati i aplikimeve Aktualitet

NGA ADNAND XHOLI, TE ARTA MARKU/ Pesë kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, mbyllet afati i aplikimeve

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI Aktualitet

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT