• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Paralajmëron Erdogan: Do të ngrijmë pronat e sekretarëve amerikanë
Home
Europë

Paralajmëron Erdogan: Do të ngrijmë pronat e sekretarëve amerikanë

5 August, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot në Ankara paralajmëroi ngrirjen e pronave të Sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Turqi, nëse kanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mori pjesë në Kongesin e 5-të të Zakonshëm të Degës së Grave të Qendrës së Përgjithshme të Partisë AK. Në një fjalim ai tha “Populli të jetë i qetë. Brenda një jave kemi neutralizuar 56 terroristë dhe do të vazhdojmë t’i neutralizojmë”.

Presidenti Erdoğan shtoi se “ata të cilët i shenjtërojnë terroristët dhe e mbështesin organizatën terroriste nuk do të shpëtojnë kurrë nga kthetrat e këtij shteti”.

Sipas tij, për 16 vite janë rritur 3,5-fish në ekonomi dhe se kanë ndërmarrë hapa serioz në politikat e jashtme. “Hapat e ndërmarrë nga Amerika sidomos në lidhje me rastin e fundit të pastorit Brunson në Izmir, është një hap që nuk i përshtatet një partneri strategjik. Amerika në të vërtetë me këtë hap ka bërë një mosrespektim serioz ndaj Turqisë. Nga njëra anë do të thuash ‘partner model’, ‘partner strtegjik’, ‘aleat’, kurse në anën tjetër do bësh përpjekje për të mbrojtur pastorin i cili ka marrëdhënie me PKK-në dhe FETO-n. Turqia është një shtet ligjor. Turqia në kuadër të këtij qëndrimi të shtetit ligjor do të bëjë atë që e kërkon ligji”, tha Erdoğan.

Ai thotë se “Nuk është e logjikshme konfiskimi i pronave në Amerikë të ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë në lidhje me rastin Brunson. Ata e kanë ndjekur nga afër atë”.

Sipas Erdoğanit nuk është e mundur të pranohet një qëndrim i tillë për ministrat turq të cilët nuk kanë asnjë pronë në Amerikë.

“Çfarë do të ndodhë tani? Ne pritëm deri dje në mbrëmje. Tani unë po i udhëzoj kolegët e mi, do t’i ngrijmë pronat e Sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme në Turqi, nëse kanë”, tha ai.

Ai tha se Turqia nuk mund të udhëzohet me një qasje të tillë. “Kjo është vetëm manifestim i një qëndrimi evangjelist dhe sionist. E vërteta e kësaj ngjarjeje është kjo. Këtu zotëri Trumpi është futur në një lojë shumë të madhe. Zotëri Trumpi duhet ta prishë këtë lojë”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan thekson se SHBA-ja po i nënçmon çështjet shumë të rëndësishme për Turqinë, si ajo e FETO-s dhe politikat për Sirinë, duke shtuar se e ndjek me pikëllim atë që SHBA po i zmadhon çështjet që janë shumë të thjeshta.

Sipas presidentit Erdoğan, Turqia nuk ka asnjë problem që nuk mund të zgjidh me SHBA-të apo vendet tjera.

“Është e mundur që çështjet mes nesh dhe palës amerikane të zgjidhen duke e marrë në plan të parë qëndrimin e partneritetit strategjik dhe aleancën, të cilat formojnë kornizën e interesave tona të përbashkëta. Shpresojmë që homologët tanë të heqin dorë nga ai qëndrim impulsiv dhe se për një kohë sa më të shkurtër të kthehen në mendimin praktik. Kanalet e diplomacisë punojnë në mënyrë shumë intensive. Mendoj se në një kohë të afërt, duke shkuar nga rruga e mendjes, do të lëmë prapa një pjesë të madhe të mosmarrëveshjeve midis nesh”, potencoi Erdoğan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU HAKËRRYE ME THIKË QË TA VRISTE/ 41 vjeçari nga Dibra që e pësoi keq pasi... (EMRI)
Previous article Shtohen problemet për Sadikun, tashmë dëmtohet me Levanten në miqësore

g.autor

Postime të ngjashme

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë Botë

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT