Plazhi i Borshit, për disa duket si një destinacion i “çuditshëm” pasi në dukjen e tij, nuk ka lokale e resorte luksoze, por vjen më shumë në formën e një plazhi familjar.
Karakteristikë kjo, që nuk ka absolutisht asgjë të keqe, përkundrazi. Në thjeshtësinë e vetë është në gjendje të përballojë një fluks të madh pushuesish.
“Dy fjalë” për Borshin:
Borshi eshte shume i njohur per plazhin e tij, i cili është plazhi më i madh në detin Jon (7 km). Turizmi ka filluar të zhvillohet fale bukurise se fshatit dhe në sajë të njerëzve miqësore e mikprites. Fshati është duke u zhvilluar ne saje te turizmit dhe prodhimit te vajit të ullirit. Nuk ka hotele dhe rezorte turistike te medha, por turizmi familjar perballon të paktën 15.000 turistë çdo verë.
Këto ditë ka pasur mjaft aludime nëse bregdeti Jon është “full” apo “bosh”.
Redaksia e AlpeNews.al ju sjell disa pamje nga plazhi i Borshit e pë rmë shumë, mund të gjykoni ju vetë.

/AlpeNews.al



