Aksidentet rrugore sa vijnë e po shtohen, e megjithatë më të rëndët duket se kanë ndodhur ditëve të fundit ku janë shënuar dhe viktima.
Dita e sotme fatmirësisht nuk pati të tillë, edhe pse nga aksidenti i ndodhur në Fier pasditen e sotme shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.
Siç u bë me dija, çifti që ndodhej në makinë po kthehej nga Greqia për dasmën e tyre, që e kishin planifikuar për nesër. Shoferi S.M ka qënë në përgjumësh, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.
E megjithatë, rastet tragjike ku çifte apo persona që do martoheshin para se tu ndodhte aksidenti fatal, nuk janë të pakta.
Çfarë ndodhi sot:
Makina
Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan – Tepelenë në vendin e quajtur Selishtë, ku një makinë ka dalë nga rruga duke shkaktuar dy të lënduar.
Në mjetin tip “Skoda” po udhëtonte një çift, të cilët ishin nisur nga Greqia në drejtim të Tiranës ku banonte drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Samir Muçaj. Çifit kthehej në Tiranë për ditën e dasmës, por 31-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në një fushë në anë të autostradës.
Si pasojë e përplasjes gjendja shëndetësore e 31-vjeçarit paraqitet e rëndë nga frakturat e marra në disa pjesë të trupit. E lënduar ka mbetur edhe e fejuara e tij, e cila ka marrë plagë të lehtë.
Nga hetimet paraprake shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë lodhja dhe përgjumja e drejtuesit.
Efektivi i policisë aksidentohet në Devoll, do martohej pas tre muajsh
Lorent Duli
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Fitore në Devoll ku një makinë doli nga rruga e për pasojë një punonjës policie, Lorent Duli, si dhe u plagosën tre efektivë të tjerë.
Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Velipojë, një nga viktimat do martohej për pak ditë
Aksidenti në Velipojë u mori jetën 4 të rinjve, dy shqiptarë dhe dy italianë. Drejtuesi i makinës Besmir Kola, i cili humbi jetën në këtë aksident, martohej me 14 gusht.
Pas lajmeve kontradiktore, se në aksident kishte humbur jetën edhe e fejuara e Besmirit, shoku i tij sqaroi asokohe që vajza që humbi jetën Artenisa Peraj, ishte kushërira e Besmirit dhe jo e fejuara e tij.
Shokut i Besmirit, ka treguar se ai ishte i fejuar me një vajzë nga Rrësheni prej 5 vitesh dhe me 14 gusht kishin planifikuar ditën e martesës. Pra Besmiri dhe Artenisa, kanë qenë kushërinj dhe Artenisa e cila banonte në Itali bashkë me familjen, kishte ardhur në Shqipëri për të shpallur fejesën me të riun italian Giogio.
Aksidenti ndodhi pranë hidrovorit në Velipojë, në një rrugë mjaft të rrezikshme në të cilën nuk kishte as sinjalistikë dhe as asfalt.
Policia tha se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes, pasi nuk kanë mundur dot të dalin nga mjeti kur ai ka përfunduar në kanal.
/AlpeNews.al







