• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS DEKLARATËS SË THAÇIT/ Ish deputetja: Berishën s’e le ti dhe Nano të shkelte në Kosovë, the se do kishte trazira
Home
Shqipëri

PAS DEKLARATËS SË THAÇIT/ Ish deputetja: Berishën s’e le ti dhe Nano të shkelte në Kosovë, the se do kishte trazira

4 August, 2018 F.autor Politikë, Rajon, Shqipëri

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se Sali Berisha nuk ishte lejuar të hynte pasluftës në Kosovë pasi pengesë ishin bërë Hashim Thaçi dhe Fatos Nano. Ajo ka mohuar deklaratat e Presidentit aktual se Rugova nuk e kishte lënë Berishën të shkelte në Kosovë.

Politikania e njohur kosovare, njëherësh ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj një deklarate të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sulmoi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për deklaratat e këtij të fundit që tha se është kundër shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi.

Thaçi, duke iu kundërpërgjigjur Berishës, tha se “këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”.

Ndërkaq, Tërmkolli, përmes një reagimi dërguar mediave, me titullin “Gjarpri ‘në përqafim’ të Rugovës, për të ‘therur’ Sali Berishën”, ka thënë se Presidenti Thaçi ka lëshuar “edhe një gënjeshtër ‘historike’” duke përdorur Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, për të sulmuar ish- Presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, i cili, sipas saj, ka reaguar “si çdo shqiptar kundër pretendimeve për ndarje të Kosovës dhe gjoja bashkim me Preshevën”.

“Presidenti Thaçi gënjen opinionin e painformuar (sepse pjesa më e madhe e di të vërtetën), kur thotë se Presidenti Rugova nuk paska lejuar që Sali Berisha ‘të shkelë tokën e Kosovës’, d.m.th. nuk paska lejuar që Sali Berisha ta vizitojë Kosovën. Sa për të kthjellur memorien, duhet thënë se ishte pikërisht Hashim Thaçi, bashkë me [Fatos] Nanon dhe të gjithë kreatorët e ‘revolucionit të vonuar demokratik’, ata të cilët paralajmëruan trazira në Kosovë në rast të vizitës së Sali Berishës, gjë e cila e detyroi UNMIK-un të anulonte këtë vizitë”, ka theksuar Tërmkolli, raporton Koha.net.

Sipas saj, edhe sot është e njëjta situatë dhe i njëjti qëllim nga presidenti Thaçi – “ta përdorësh Presidentin Rugova kundër Sali Berishës (me gjithë mosmarrëveshjet e herë pas hershme të tyre), është përpjekje për nxitje të shqiptarëve kundër njëri-tjetrit, ashtu siç është vepruar historikisht për interesa të Serbisë”.

“Në fakt është edhe përpjekje për të shuar çdo lloj kundërshtimi (sidomos nëse vjen nga Sali Berisha), për copëtim të mëtejmë të tokave shqiptare të cilave u janë turrur këta yryshgjinjë sikur të ishin toka të lëna shkret. Për fat të mirë, shqiptarët kanë bërë nga një grimë shkollë dhe kanë një grimë atdhetarie sa për të kuptuar kush dhe pse po përpiqet t’i helmojë”, deklaroi në fund të reagimit të saj, ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË ËMBËL/ Elita Rudi tregon për herë të parë barkun. Ja si duket ajo... (FOTO)
Previous article EKSOD TEK REALI/ Fulham bën "pazar" në Spanjë, kërkon mbrojtësin madrilen

F.autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT