Ish-lideri i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu është zhvendosur nga Shqipëria që prej zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit të shkuar ku deklaroi se ishte tradhëtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Në atë perjudhë, ai zbuloi skemën e “Çadrës së Protestës”, ku siguroi se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe manipulim për qytetarët.
Së fundmi, Spahiu adreson herë pas here mesazhe ndaj klasës politike ku thotë se mes tyre gjeti veç armiq.
“Në politik gjeta vetëm armiq, por larg saj mijëra miq”, shkruan Spahiu i cili ka qenë një ndër zërat më aktivë të opozitës gjatë vitit të shkuar.


