Dritan Demiraj, ka komentuar dekonspirimin e operacionit për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë që dyshohet se janë të implikuar në çështjen “Habilaj”.
Ish-ministri i Brendshëm gjykon se ka dy momente në të cilat mund të ndodhë një rast ii tillë ku në rastin e parë është kur dekonspirimi i operacionit ndodh nga prokuroria dhe rasti tjetër kur ndodh nga SHÇBA.
Në emisionin “Kjo javë” në “News24”, ai tha se në të tilla raste, i lihet “topi njëri-tjetrit” sipas tij, por thekson se situata të tilla duhet të marrin fund.
Demiraj gjykon se edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përgjegjësinë e tij, pasi bëhet fjalë për strukturat që janë në varësi të tij.
Ai tha se duhet të tregohet kujdes, jo vetëm për këtë rast, të tre ish-zyrtarëve, por edhe për persona të tjerë që pritet të arrestohen në kuadër të këtij operacioni.


