Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë në fshatin Hundkup në Gjirokastër, e cila më parë ka qenë shfrytëzuar si qendër kulture.
Në momentin kur u përfshi nga flakët, ndërtesa ishte kthyer në një magazinë të mbushur me bar.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërkohë që forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje po përpiqen që të izolojnë flakët, duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
PAMJET


