Disa peshkatarë kishin parë një anakonda të ngordhur rreth një lumi, dhe sapo e kishin kontrolluar, vërejtën se brenda stomakut të saj kishte diçka të madhe.
Ata u bënë kureshtarë se çfarë kishte ngrënë ky gjarpër i madh pasi që shihej qartë se ajo çfarë kjo anakondë kishte ngrënë ishte shkaktari i ngordhjes së saj.
Kështu, njëri nga peshkatarët nxori një hanxhar dhe filloi ta priste stomakun e gjarprit të madh.
Pasi e preu, brenda anakondës doli një anakondë tjetër. Siç duket ajo e kishte ngrënë një gjarpër të madh.


