Operacioni “Zallmneri” u përfundua me sukses nga blutë e Policisë së Shtetit, teksa në pranga kanë rënë katër persona të cilët ishin pjesë e bandës kryesore të shitblerjes së lëndëve narkotike.
“Koka” e bandës mësohet se është Xhevahir Lusha, shtetas shqiptar, banues në kryeqytet (pronar i një lokali) dhe i moshës 47 vjeç.
Redaksia e ALPENews.al ishte raportuese e këtij lajmi.
Lajmi nr.1 – Operacioni “Zallmneri” – ALPENews.al
Pas kërkimeve rezultoi se Xhevahir Lusha është ky person mëposhtë.
Ndërsa pjesë e bandës është edhe një shtetas tjetër i arrestuar. Ai është Ilirjan Selimi, mik me “kokën” e bandës, Xhevahir Lushajn.
Identiteti i tij u bë publik për mediet. 34 vjeçari, Ilirjan Selimi është banues në kryeqytet.
Pas kërkimeve rezultoi se Ilirjan Selimi është ky person mëposhtë.
Në faqet e tyre përkatëse të rrjeteve sociale, të dy miqtë janë shokë me njëri tjetrin duke shkëmbyer disa herë edhe komente.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet për pozicionet që kishin në bandë Selimi dhe dy të kapurit e tjerë, Ervin dhe Besnik Lika.
- PAMJET E ARRESTIMIT TË BANDËS
TiranëFinalizohet operacioni policor i koduar “Zallmneri” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5.Godiet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike.Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.Sekuestrohet lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë.Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zallmneri”, arrestuan në flagrancë shtetasit :- Xh.L 47 vjeç, banues në Tiranë.- I.S, 34 vjeç, banues në Tiranë.- E.L, 30 vjeç, banues në Tiranë.- B.L 26 vjeç, banues në Tiranë.Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :- B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.Këta shtetas në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :- 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.- automjet tip “Golf”.- 3 aparate celularë.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Posted by Policia e Shtetit on Friday, August 3, 2018
- NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË SË SHTETIT
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zallmneri” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5.
Goditet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohet lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë.
Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zallmneri”, arrestuan në flagrancë shtetasit :
– Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë.
– Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë.
– Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë.
– Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:
– B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis
– automjet tip “Golf”.
– 3 aparate celularë.
/ALPENews.al





