Gjatë këtij muaji ai mirëpriti fëmijën e tij të katërt, Alana Martina , megjithatë në fotot e fundit na dëshmoi se prindërimi duket të ketë ndikuar pozitivisht tek Cristiano Ronaldo, i cili duket më seksi se kurrë teksa ka pozuar gjysmë i zhveshur. Ylli i futbollit ka shfaqur fizikun perfekt në reklamën e markës së tij të xhinseve. “The Future Of Denim” është motoja e markës që mban emrin e vetë futbollistit “CR7 Denim”. Pjesë e reklamës është gjithashtu Cristiano Jr, 7 vjeç, i cili i ka ardhur në ndihmë të atit si imazh i koleksionit të xhinseve për fëmijë.




