SINGAPOR – Zhvillohet forumi rajonal i ASEAN-it (Shoqata e Kombeve të Azisë së Juglindjes) ku marrin pjesë 27 shtete mes të cilave edhe SHBA-ja, Kina, Japonia dhe Rusia.
XHAKARTA – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo takohet me homologun e tij indonezian, Retno Marsudi.
DELAUER – Donald Trump organizon një takim në shtetin e Ohajos.
SAO PAULO – Ish-presidenti Lula pritet të emërohet kandidat për president nga partia e tij, ndonëse ai është në burg.
SENT EGAN SYR SHER (Francë) – Në kopështi zoologjik të Boval, një bebe panda feston vitin e tij të parë të lindjes.Pandat janë kafshë në zhdukje dhe pjelloria e tyre ka rënë ndjeshëm aq sa ngjarje të tilla tërheqin vëmendjen e natyralistëve nga e gjithë bota.


