• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INFORMALITETI/ Tatimet “zbarkojnë” edhe në veri të vendit, nga bregu në Valbonë
Home
Botë

INFORMALITETI/ Tatimet “zbarkojnë” edhe në veri të vendit, nga bregu në Valbonë

4 August, 2018 k.autor Botë

Pas goditjes së informalitetit, shumë të përhapur, ndër subjektet e sektorit turistik në jug të vendit, strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, Rajoni Verior, kanë intensifikuar kontrollet në shoqëritë që kryejnë aktivitet ekonomik në Velipojë, Shëngjin, Tale, Patok, Razëm, Valbonë, etj, në veri të vendit. Nga kjo strukturë, nga data 22 qershor janë kryer në total 890 kontrolle, nga të cilat 375 kanë rezultuar me shkelje tatimore, me vlerë rreth 12.5 milionë lekë.

Sipas Tatimeve, 43 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore me aktivitet hoteleri, bare-restorante etj; 9 subjekte rezultuan me mospajisje me kasë fiskale dhe 26 subjekte për mosmbajtje kase në gjendje pune; 71 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e parë); 6 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e dytë). Për këta tatimpagues u mor masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike. Gjithashtu, 55 subjekte rezultuan me punonjës të padeklaruar; 58 subjekte rezultuan me mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor (fatura); 14 subjekte rezultuan me shitje pa faturë tatimore; 55 subjekte rezultuan me mungese dokumentacioni, kontrata qeraje, etj. Kurse 38 subjekte rezultuan me shkelje te tjera te legjislacionit tatimor.

Subjektet që rezultuan me mos lëshim kuponi për herë të dytë janë: San Francisco, me vendndodhje në Pedonale Shkodër. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; Taverna Bixhisteni, me vendndodhje në Pedonalja e Molos Shkodër. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; Restorant Gjakova-Grill, me vendndodhje në Shëngjin. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; Vila Aurora, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; Shisha Room, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; Ferdinand Lukani, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Si rezultat i penaliteteve për përdorimin e pajisjeve fiskale, për subjektet e kontrolluara ka rezultuar rritje e xhiros me 30%, kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmuesi i Juventus shkon te Fiorentina
Previous article Panik në OKB: Rusia po injoron sanksionet ndaj Koresë së Veriut

k.autor

Postime të ngjashme

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite Botë

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT