• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vetëvendosja sulmon Hashim Thaçin: Tradhti mos të flasësh për Mitrovicën
Home
Rajon

Vetëvendosja sulmon Hashim Thaçin: Tradhti mos të flasësh për Mitrovicën

4 August, 2018 g.autor Rajon

Deklarata, kundërpërgjigje dhe akuza. Këto ka prodhuar çështja për ndryshim e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në valën e këtyre akuzave, vjen dhe reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka sulmuar presidentin Hashim Thaçi duke e quajtur tradhtar. Përmes një deklarate, partia e drejtuar nga Albin Kurtit, nuk ka kursyer akuzat qëndrimin për Thaçin, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëndrim për ndryshimin apo shkëmbimin e territoreve.

REAGIMI I VV-SË.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, konferencën e sotme për medie e mbajti me rastin e trevjetorit të ndryshimeve kushtetuese që i hapën shtegun gjykatës së padrejtë speciale kundër UÇK-së.
Ai nuk foli për gjykatën speciale tek e cila e ka hallin kryesor dhe gjithsesi veçse personal, por rrëfeu për dialogun me Serbinë, të drejtën e Luginës së Preshevës dhe kundërshtarët e tij politikë.
Mirëpo, të flasësh mbi gjysmë ore fjalim para gazetarëve për raportet e Kosovës me Serbinë pa e përmendur Mitrovicën asnjëherë, kjo po që është tradhti. E t’u përgjigjesh gazetarëve edhe për gati gjysmë ore në vijim dhe sërish të mos e zësh në gojë fjalën Mitrovicë, kjo po që është tradhti me paramendim të fortë. Jo rastësisht Mitrovicën e përmend pikërisht gazetari i parë në pyetjen e parë.
Në fillim të konferencës së tij të sotme, Presidenti Thaçi, kur flet për dialogun me Serbinë, ai së pari thotë se ky është procesi më i rëndësishëm për Kosovën, dhe, së dyti, që dialogu është për normalizim, pajtim dhe njohje reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Rendi i drejtë i hapave duhet të jetë saktësisht e kundërta e kësaj, pra, duhet të jetë: njohje, pajtim, normalizim, e jo anasjelltas.

Në vazhdim, Presidenti foli si analist e si opinionist i qëndrimeve të partive parlamentare. Ishte aq larg e poshtë nivelit të Presidentit si rrallëherë. Ai e kritikoi e kundërshtoi Kuvendin e Kosovës, hodhi gur e dru mbi opozitën në Kosovë, por ishte fort i kujdesshëm karshi Serbisë.
Në kohën kur do të duhej të shihnim korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, Presidenti foli sidomos për korrigjim kufiri me Serbinë. Ai që për dy mandate si kryeministër nuk dha asnjë cent për Luginën e Preshevës tashmë na flet për kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në të njëjtën linjë, njeriu që e ka çarmatosur UÇK-në nuk harroi as kësaj radhe që përsëri të derdh ca lot krokodili për FSK-në që s’u bë ushtri.

Presidenti Thaçi tha që dialogu për marrëveshje përfundimtare me Serbinë ka dy muaj që ka filluar, se janë bërë dy takime dhe se në shtator është ai i radhës. Pra, ai që ankohej për mosmarrëveshjet në Kuvend e pranoi që moti e ka shpërfillur atë tërësisht duke nisur dialog pa mandat. Kosova gjithsesi ka nevojë edhe për zgjedhje të reja parlamentare por edhe për president të ri të Republikës. Që ta prioretizojë shtetndërtimin demokratik, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Kurse ndaj Serbisë, njohje e pavarësisë dhe reciprocitet të drejtash, dialog me parime e me mandat demokratik, kërkim falje e dëmshpërblim për vuajtjet e humbjet që na i kanë shkaktuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kina goditet nga Tajfuni, evakuar qindra mijëra njerëz
Previous article Keni probleme me menstruacionet? Ja çfarë duhet të bëni

g.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT