Viktorian Picaku është 24 vjeçari shqiptar që u vra nga dy persona në Corato të Italisë. Familjarët e tij ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të riun dhe shkaqet e vrasjes së tij. Trupi i viktimës ndodhet ende në Itali, ndërsa familjarët bëjnë apel për ndihmë, pasi nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë transportin e kufomës.
Babai i të ndjerit tregon se ishin duke festuar ditëlindjen e mbesës, kur i vëllai e mori në telefon dhe i tregoi se Viktoriani ishte qëlluar për vdekje.
Ai tregon:
Ishte vetëm një telefonatë. Bërtiste… nuk merr frymë, ka ra, është vrarë. S’kisha çfarë t’i thosha më. Unë e kuptova faktikisht se derisa nuk po flisnin…”
Në lidhje me dëshminë që ka dhënë djali tjetër i familjes Picaku, vëllai i Viktorianit, në lidhje me atë që ka ndodhur, i ati thotë se fëmija i ka rënë në depresion pas ngjarjes së rëndë.
Burri tregon në vijim:
Pasha Zotin, djali tjetër nuk ka thënë gjë fare, se ai po kalon fare. Po kaloi shumë do bëhen dy kufoma. Është traumatizuar, nuk fol fare. Nuk e kupton gruan, njerëzit që i ka pranë”.


