ALPENews.al ka përzgjedhur për ditën e sotme si destinacion të ditës qytetin e Elbasanit.
E në vazhdën e tregimit të bukurisë së qyteteve të Shqipërisë, ne kemi përzgjedhur disa prej komenteve më specialë të “Trip Advisor” (le të themi të përdoruesve turistikë të medias më të madhe botërore të turizmit).
Lexoni komentet lidhur me qytetin.
Komenti nr.1
Gjithçka ishte me vend. Në restorantet ku kemi konsumuar ushqim edhe kamarjeri na ka buzëqeshur, dhe na ka mikëpritur si në asnjë vend tjetër ku kemi qenë. Përveç kësaj, ushqimi ishte shumë i mirë, i lirë, dhe i shijshëm. Do mundohemi të vijmë sërish, sepse Elbasani ka çfarë të vizitohet nga ne. Fundja pse jo edhe fshatrat përreth.
Komenti nr.2
Nëse shkon në Shqipëri duhet me patjetër të ikësh edhe në Elbasan. Ne gjetëm ushqim të lirë, të shijshëm, provuam edhe ëmbëlsirën tipike që quhej ballokume dhe që njerëzit e donin kaq shumë. Sidomos gjellërat që i bënin specialitete shumë të mira.
Komenti nr.3
Nuk dinim ku të shkonim, të gjenim një restorant ose diçka tjetër. Në fakt kontrollova disa herë në “Trip Advisor” se mos ndoshta do të gjeja një restorant tipik por nuk mundnim sepse informacioni ishte i pakët. Por kuptova që është tipike për të pyetur për restorantet ose për hotelet. Shqiptarët janë udhëzuesit më të mirë.
Komenti nr.4
Elbasani ka probleme, natyrisht ne ishim për herë të parë dhe informacioni që morëm on-line ishte pak dhe i cunguar. Por si gjithnjë duhet të them që si turiste prej vitesh në Shqipëri, Elbasani ka një të mirë që nuk e kanë asnjë prej qyteteve të vendit: Ushqimin dhe pjatat fantastike!
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


