• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pas Francës merret vendimi edhe në Shqipëri/ Nxënësit pa celularë në shkollë. Do t’i dorëzojnë…
Home
Sociale

Pas Francës merret vendimi edhe në Shqipëri/ Nxënësit pa celularë në shkollë. Do t’i dorëzojnë…

3 August, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Pas Parlamentit francez, i cili e ndaloi me ligj përdorimin e celularëve në shkolla, nga cikli fillor tek ai i mesëm, edhe Ministria e Arsimit ka urdhëruar drejtorët e shkollave se, vitin e ri shkollor telefoni celular do të jetë i ndaluar, si për nxënësit edhe për mësuesit.

“E dimë tashmë që nxënësit kanë tendencën për të përdorur teknologjinë. Rrjetet sociale janë trend kohët e fundit. Nëse nxënësi shikon që edhe mësuesi nuk e përdor celularin, do t’i bëjë mirë edhe atij, pasi ai ka nevojë për një model të mirë”, tha Oriana Osmani, mësuese e Gjuhë-Letërsisë, në Shkollën e Mesme “Petro Nini Luarasi”.

Një zgjidhje alternative janë dollapët në klasa për grumbullimin e celularëve përpara mësimit, një tentativë e bërë nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” përpara se t’u mbërrinte urdhri i Lindita Nikollës.

“Rreth muajit prill, të gjithë nxënësit kur shkonin në shkollë në 8 të mëngjesit, me detyrim linin celularët në këto dollapë dhe i merrnin në orën 13:00”, tha Oriana Osmani.

Por, ndërsa në Francë janë marrë të gjitha masat që ndalimi i celularëve të shoqërohet edhe me detektorë në ambientet e shkollave, që do të ndalnin kategorikisht valët e celularëve edhe në rastet kur futen fshehurazi, nuk dihet ende sesi do të veprojë Ministria e Arsimit në shkollat shqiptare.

Ajo që gjithashtu nuk dimë është sesi do të jenë reagimet e gjimnazistëve, që e përdorin celularin edhe në klasa. Ata jane me pushime, por si reaguan për këtë lajm?

“Për moshën tonë është gjithçka, që nuk e shmangim dot. Do ta përballoja dot 6 orë mësim pa celular? Personalisht jo!”, thotë një gjimnazist.

“Nuk e përdor celularin në shkollë, e mbaj në xhep”, tha një tjetër.

“Do të bëjmë si do të bëjmë!”, shtoi një tjetër.

“Nuk besoj që ky ligj do të funksionojë. Shumë herë më përpara kanë thënë se do i heqin celularët, por prap nxënësit do ta gjejnë një zgjidhje, sidomos gjimnazistët e sotëm”, deklaroi një tjetër gjimnazist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI I KONTROLLEVE/ Tatimet gjoba për 6000 subjekte. Nuk deklaronin punonjësit e...
Previous article AKSIDENTI I RËNDË NË MILOT/ Bëhen PËRSHESH makinat. Automjeti del në korsinë e kundërt...

g.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT