Një vjedhje ka ndodhur mesnatën e djeshme teksa një e moshuar ka deklaruar se një djalë (shtetas shqiptar, me banim në Tiranë por i paidentifikuar) i ka tërhequr me forcë varësen e qafës.
E moshuara ka pësuar plagë të lehta, por në denoncimin e dhënë ka deklaruar se nuk e njihte të dyshuarin.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 02.08.2018, shtetasja S. Xh., vjeçe 74, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Kavajës”, një djalë i ka marrë nga qafa varësen e floririt. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


