• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E TERRORISTIT BIN LADEN/ Flet për herë të parë e ëma: Djalë për të dëshiruar, rreth të njëzetave…
Home
Jetë

VDEKJA E TERRORISTIT BIN LADEN/ Flet për herë të parë e ëma: Djalë për të dëshiruar, rreth të njëzetave…

3 August, 2018 k.autor Jetë

Gati 17 vjet pas sulmit në “binjaket” e Nju Jorkut, familja e Osama bin Ladenit, përgjegjës për atë sulm, duhet të përballet me aktin e tij
Nëna e tij Alia Ganem për herë të parë ka folur në medie për të.

Alia Ganem jeton me dy djem dhe bashkëshortin në një shtëpi luksoze në Jedah në Arabinë Saudite, ku një pjesë të jetës e ka kaluar edhe lideri i vrarë i Al Kaidës, transmeton Insajderi.com.

“Ka qenë fëmijë shumë i mirë dhe më ka dashur shumë. E kam rënd sepse shpesh kemi qenë të ndarë njëri nga tjetri. Djali im i parë, në fëmijëri ka qenë shumë i druajtur. Vetëm kur filloi të studiojë ekonominë, pak u lirua sepse kolegët dhe rrethina në të cilin ka jetuar e kanë ndërruar”, ka thënë ajo për “The Guardian”.

“Djalë për të dëshiruar. Deri në moshën rreth të njëzetave kur i njoftoi disa njerëz të çuditshëm me të cilët filloi të kalojë mjaftë kohë. I pata thënë që të largohet prej tyre, por nuk më dëgjoi”, ka shtuar ajo.

Në vitet e hershme të tetëdhjetave, Osama udhëtoi në Afganistan për të luftuar kundër rusëve. Vëllai i tij Hassan thotë se si atëbotë të gjithë në familje kanë qenë krenarë me të. Si pjesëtar i muxhahedinëve u popullarizua si hero edhe në Afganistan edhe në Arabi Saudite.

Kur në gusht të vitit 1990 forcat e Arabisë Saudite hynë në Kuvajt, Osama filloi ta zgjerojë Al Kaidën dhe filloi të lidhet me grupet tjera terroriste.

“Kurrë nuk kam mundur as të paramendojë se ai do të bëhet terrorist. E gjithë familja është shumë e shqetësuar. Nuk kam dashur që kjo të ndodhë. As sot nuk e kam të qartë se si e braktisi jetën e tij të vjetër. Pas sulmit në Nju Jork të gjithë kemi qenë në shok. E kemi ditur se ajo është vepër e tij dhe me çfarë pasoja do të duhej të ballafaqohemi”, ka thënë nëna e cila për herë të fundit e ka parë Bin Ladenin në Afganistan në vitin 1999, dy vjet para se djali i saj të kryente një nga sulmet më të rënda terroriste në histori të re të Amerikës.

Bin Ladenin e kanë vrarë pjesëtarët e njësitit elitar të marinës amerikane (SEAL) në vitin 2011 në Pakistan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG ofron 50 milionë euro për Alex Sandro, Juventus: Shifër qesharake
Previous article E RËNDË/ 18 vjeçarja TIRANA që vdiq brenda ditës. U shtrua në spital por... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT