• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ulza dhe Shkopeti drejt RRITJES SË TURIZMIT. Ja aktiviteti që do të rikthejë “sytë” nga to…
Home
Media të Huaja

Ulza dhe Shkopeti drejt RRITJES SË TURIZMIT. Ja aktiviteti që do të rikthejë “sytë” nga to…

3 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Liqenet e Ulzës dhe Shkopetit tashmë nuk do të kontribuojnë vetëm në sektorin energjetik përmes hidrocentraleve.

Me një vendim të veçantë qeveria ka vendosur që këto dy liqene të shpallen si zona bashkenaxhuese peshkimi, pra objekte ujore me interes për peshkimin.

Plani i bashkë menaxhimit për liqenet e Ulzës dhe të Shkopetit pritet që të miratohet me urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Masat menaxhuese të peshkimit sipas përcaktimit që bën vendimi i qeverisë duhet  të përputhen me statusin mjedisor të zonës.

“Veprimtaritë që do të kryhen në liqenin e Ulzës të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për zonat e mbrojtura dhe me objektivat e planit të menaxhimit të parkut natyror rajonal, kategoria IV, për liqenin e Ulzës” nënvizon vendimi.

Parku Natyror i Ulzës ku bën pjesë edhe liqeni konsiderohet sot një zonë e mbrojtur shpallur me një vendim të vitit 2013. Sipërfaqja e parkut është 4206 hektarë dhe ndodhet ne zonën e Matit.

Çfarë është zona e bashkëmenaxhimit

Qeveria mund të shpallë zonat e bashkëmenaxhimit të peshkimit të cilat në vijim operohen përmes një plani menaxhues me Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit që i përkasin kryesisht rajonit dhe me të cilat ka një kontratë aktive.

Kjo e fundit rregullon detyrimet dhe përfitimet e organizatës ndërkohe që planet e bashkëmenaxhimit nuk mund të miratohen për një periudhë më të gjatë se 10 vjet.

Aktualisht ka plane bashkëmenaxhimi për Liqenin e Ohrit,  Prespës dhe për atë të Shkodrës.

Kjo formë organizimi konsiderohet nga ana e institucioneve shtetërore si efikase në drejtim të ruajtjes dhe rritjes se rezervës peshkore, menaxhimit më të mirë të burimeve dhe mjeteve peshkore, si dhe në mundësinë që i jepet OMP (Organizatat të Menaxhimit të Peshkimit) për të aplikuar për skema mbështetëse në AZHBR(psh mole të vogla lundruese, qendër grumbullimi peshku apo dhe për rikthimin në traditë me kriposjen dhe tymosjen e tij).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OKB: Kritikat e Trump ndaj mediave, rrisin rrezikun e dhunës ndaj gazetarëve
Previous article Zbulohet letra e Popoviçit për Titon: Si e bindëm Enverin të prishë paktin e Mukjes

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT