• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INVESTIMET/ Hapet tenderi për rrugën Kardhiq-Sarandë, ja segmentet ku punohet
Home
Ekonomi
Portret

INVESTIMET/ Hapet tenderi për rrugën Kardhiq-Sarandë, ja segmentet ku punohet

3 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se në shtator rifillojnë punimet në aksin e ri nacional Kardhiq-Delvinë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për tenderimin e punimeve për 2, nga 4 lotet, në të cilat ndahen 16.2 kilometrat e pandërtuara të rrugës. Rruga nisi në periudhën e qeverisë Berisha, por nga ajo u hoq dorë shpejt, kryesisht për orientimin e fondeve për rrugët drejt Rrugës së Kombit, çka shkaktoi dëmtimin edhe të segmenteve ku ndërkohë kishte filluar ndërtimi.

Tani është shpallur gara e parë për lotin e pestë, me gjatësi prej 3.1 kilometrash dhe fond limit 1.82 miliardë lekë, kurse loti i gjashtë me gjatësi 4.8 kilometra parashikohet me fond limit 2.38 miliardë lekë. Kurse për dy lotet e fundit, më të vështirat – 4 dhe 7 – gara pritet të hapet në vijim.

Sipas parashikimeve të bëra më herët nga qeveria, puna për këtë aks pritet të nisë brenda vjeshtës së këtij viti. Ndërkohë që përfundimi i punimeve pritet brenda një periudhe dyvjeçare.

Lotet e shpallura dje përfshijnë ndërtimin e dy urave dhe të një nënkalimi, ndërkohë që në lotin e 7-të parashikohet ndërtimi i tunelit të Skërficës me gjatësi rreth një kilometër.

Aksi lidh Delvinën e Sarandën me Kardhiqin pranë Gjirokastrës, duke shkurtuar kohën e lëvizjes Tiranë-Sarandë e anasjelltas në vetëm tri orë, pasi shmang Qafën e Muzinës. Rruga 32 kilometra e gjatë mundëson gjithashtu lidhjen më të shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin.

Investimet

Segmenti Kardhiq-Delvinë nuk bën pjesë në planin e ndërtimeve koncesionare të rrugëve, por ai do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit, ashtu sikurse ishte planifikuar që në fillim. Ndërkohë që akse të rinj do t’i shtohen hartës së rrugëve automobilistike me financim fillestar nga privatët, të tillë si Milot-Balldren, Thumanë-Kashar, disa pjesë të Rrugës së Arbërit apo asaj të Kombit, në projekt për t’u mbuluar me investime publike janë shumë segmente të tjerë. Kryesisht, fjala është për vazhdimin e punimeve në rrugë të filluara që më parë.

Kështu, rrugë të tipit A2, me 2 x 2 korsi, me trotuar dhe ndriçim, janë në proces Unaza e Re e Tiranës, segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës; rruga e Porto Romanos, Durrës Loti 1; nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë; Unaza e jashtme Tiranë, pjesa verilindore; rikonstruksion segmenti rrugor Kodër Kamëz- Tapizë, Qafë Thanë- Lin- Pogradec; etj. Në këtë kategori, por pa trotuar, është edhe rruga Tiranë-Elbasan.

Ndërkohë, rrugë të tipit B1, me dy korsi, ku po punohet janë rruga Lushnjë-Berat, loti 2 + shtesë punimesh, loti 3 + shtesë punimesh; Rruga e Arbërit loti 2; rruga Kardhiq-Delvinë loti 1, loti 2, loti 3; rruga Milot-Fushë Krujë (dublimi i superstradës) loti 3; By Pass Shkodër, etj. Sa u përket rrugëve të kategorisë C2, me dy korsi, disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet, janë Kanali i Çukës-Butrint loti 1; mbingritja e Viroit dhe hyrja e qytetit Gjirokastër; aksi Skrapar-Përmet, loti 1; Korçë-Ersekë; rrugët paralele superstrada Tiranë – Vorë, krahu i majtë (vazhdimi) + shtesë kontrate, etj.

Në të njejtën kohë, po punohet edhe për rifreskimin e sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare; për mbrojtjen nga lumi Shkumbin në km 16+200, aksi rrugor Elbasan-Librazhd + shtesë punimesh; mbrojtjen nga lumi Mat km 9+500 rruga e re Milot-Skuraj. Si dhe në rikonstruksion riveshje dhe sistemim asfaltim Elbasan-Banjë loti 1, loti 2, loti 3; sistemim/asfaltim rruga Tri Urat – Leskovik; sistemim asfaltim rrugët lidhëse me bregdetin nga Llogaraja në Sarandë loti 1 + shtesë punimesh, etj.

Ndërkohë, pritet ende të rifillojë puna në dy objekte shumë të rëndësishme në kushtet e zhvillimit që ka marrë turizmi aktualisht, që jano ato të By Pass-eve Fier dhe Vlorë. Të dy kantieret aktualisht janë të bllokuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Kodosha të pafytyrë…po vajtoni mbylljen e bordellos tuaj!
Previous article E FIKSUAR MBAS MBESËS/ Orinda Huta publikon foton më të ëmbël (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT