Një blogere foli për gjithë ndjekësit që humbi pasi postoi një foto për të normalizuar gjakosjen e çarçafëve nga gratë gjatë menstruacioneve.
Grace Victory postoi një foto të vetes, shtrirë buzë shtratit, përbri një njolle gjaku. Nën foto, shkruajti:
“Kur e kuqja kthehet në turp, kur paqja e brendshme shkrihet me urrejtjen dhe ëmbëlsia e çokollatës për të shëruar dhimbjen s’bën asgjë.”
Gjithashtu, ajo i nxiti ndjekësit e saj të normalizojnë menstruacionet duke i pyetur si ndihen kur shohin foton.
Shumica e ndjekësve të Victory reaguan pozitivisht ndaj imazhit.
“Periodat janë normale për 52% të rracës njerëzore. Kjo është normale, le të flasim,” shkruajti dikush.
“Sikur të zgjohesha dhe unë me një njollë aq të vogël kur jam me perioda,” shtoi një tjetër.
Edhe pse shumica e lëvdoi Victoria-n për foton që zgjodhi të ndante me të tjerët, më shumë se 1,000 njerëz vendosën të mos e ndiqnin më në Instagram.
“Disave iu duk e shpifur, e panevojshme dhe shokuese. Njerëz të tjerë më shkruajtën privatisht dhe më thanë se fotoja ishte e tepërt për ta, prej besimeve fetare dhe traditave,” tha Grace për Refinery29 UK.
Ajo mendon se humbi aq shumë ndjekës sepse njerëzit janë mësuar të shohin foto të kuruara dhe perfekte në Instagram.
“Të humbisja aq shumë ndjekës ishte e vështirë në fillim, duhet të tregohem e sinqertë. Fëmija im i brendshëm u ndje i refurzuar dhe i turpëruar, por me kalimin e kohës, ndjesia u shua.”
Sot, ajo është e lumtur që e postoi foton dhe s’pendohet për asgjë.
“Madje mendoj se është më e rëndësishme tani, pasi provon se ekziston paragjykimi rreth periodave. Janë thjesht ndjekës dhe vlera ime nuk bazohet në një numër, por si blogere, u panikosa: ‘O Zot, po sikur t’i humbas të gjithë ndjekësit.’”
Përtej ndjekësve që u larguan, Grace s’ka ndërmend të ndalojë së postuari foto që thyejnë pritshmëritë e njerëzve.
“Momentalisht po merrem me një video për lodrat e seksit, turpin dhe seksualitetin. Këto gjëra më emocionojnë. Prandaj jam këtu.”


