• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRHYRJA RUSE NË KONGRESIN AMERIKAN/ Konfuzion dhe polarizim mes ligjvënësve, janë më agresivë se…
Home
Nderkombetare

NDËRHYRJA RUSE NË KONGRESIN AMERIKAN/ Konfuzion dhe polarizim mes ligjvënësve, janë më agresivë se…

2 August, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Një ditë pasi rrjeti social Facebook mbylli 32 llogari mediash të rreme që përhapnin mesazhe përçarëse politike, ligjvënësit amerikanë u paralajmëruan se përpjekjet ruse për të krijuar konfuzion dhe polarizim mes amerikanëve, janë më agresive dhe të dëmshme se kurrë më parë.

Si ligjvënësit republikanë, edhe ata demokratë janë të shqetësuar.

Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në zgjedhjet e Kongresit dhe ekpertët e kibernetikës dhe medias sociale, po i bien kambanës së alarmit.

“Manipulimi rus nuk u ndal në vitin 2016. Pas ditës së zgjedhjeve, qeveria ruse i intensifikoi përpjekjet”, thotë John Kelly, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Graphica”.

Lajmi për Facebookun konfirmon se problemi vazhdon.

“Operativët e mbështetur nga rusët, vazhdojnë të depërtojnë dhe të manipulojnë median sociale për të marrë nën kontroll debatin kombëtar dhe për t’i vënë amerikanët kundër njëri-tjetrit”, tha senatori demokrat i Komisionit të Zbulimit, Mark Warner.

“Media sociale është forumi modern publik. Dhe po përdoret për të na përçarë”, tha senatori republikan, Richard Burr.

Ligjvënësit në seancën e komisionit shprehën gjithashtu zhgënjim.

“Ne vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Duket se ato nuk kanë pasur efekt kur bëhet fjalë për këtë lloj aktiviteti”, tha senatorja republikane, Susan Collins.

Komisioni njoftoi se ekzekutivët e medias sociale do të dëshmojnë muajin e ardhshëm për hapat që duhen marrë për t’u kundërpërgjigjur ndaj fushatave për ndikim të huaj”.

“Facebook, Instagram, Twitter, Google, dhe YouTube kanë ende dhumë punë për të bërë”, tha senatori Warner.

Por a mjafton kjo?

“Platformat e medias sociale nuk mundet dhe nuk duhet të jenë mbrojtëset e vetme të demokracisë dhe diskutimit publik. Prandaj ne sugjerojmë veprime të menjëherëshme për të identifikuar dhe eliminuar fushatat me ndikim negativ dhe ndërgjegjësuar publikun në përgatitje për zgjedhjet e vitit 2018”, thotë Renee DiResta, drejtore kërkimesh në organizatën “New Knowledge”.

Pas më shumë se një viti hetimesh për Rusinë, ligjvënësit thonë se e kanë të qartë synimin e Moskës.

“Është luftë informacioni e pastër, një tjetër lloj lufte për të dobësuar kundërshtarët dhe nga ky këndvështrim i sheh Vladimir Putini Shtetet e Bashkuara”, thotë senatori republikan, Marco Rubio.

Ai është bashkëautori i një projekt-ligji për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, nëse zbulimi amerikan arrin në përfundimin se Moska po ndërhyn në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin.(

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtarisht ZIKALTËR/ INTERI “mahnit” me prezantimin e kampionit të Europës (VIDEO)
Previous article "ÇMEND" NDJEKËSIT/ Olta Gixhari rikthehet provokuese, e shtrirë në shtrat me këmbët të… (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT