• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Montella: Nuk ka më justifikime, duhet vetëm të fitojmë
Home
Futboll

Montella: Nuk ka më justifikime, duhet vetëm të fitojmë

25 November, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Nuk ka më justifikime, Montella thotë se është koha që Milani të rikthehet në vazhdimësi te rezultatet pozitive në Serie A.

Milani mposhti Austrinë e Vjenës me rezultatin e thellë 5-1 dhe siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Europa Leagues, por në kampionat nuk po kalon një periudhë aspak të mirë.

Në 13 takime, kuqezinjtë kanë fituar 6, barazuar 1 dhe humbur 6 të tjera, teksa e shohin veten plot 11 pikë larg zonës Champions (që mund të bëhet edhe më tepër, pasi Roma ka luajtur një ndeshje më pak).

Pasditen e të dielës, kuqezinjtë do të presin në “San Siro”, Torinon, një skuadër që ka vetëm një pikë më pak se Milani dhe që ka elementë të aftë për të bërë keq.

Gjithsesi trajneri Vincenzo Montella nuk kërkon justifikime dhe alibi, teksa kërkon që skuadra të gjejë një vazhdimësi fitoresh.

“Kalendari i favorshëm? Pasi siguruam kualifikimin në Europa League, tani mund të përqendrohemi vetëm te kampionati. Duhet të rikthehemi te fitoret, pasi nuk kemi më asnjë alibi. Besoj te skuadra, që ka treguar një nivel në rritje loje, nga ndeshja në ndeshje, ndërsa tani ka ardhur koha që të grumbullojmë edhe pikë”, tha ai.

“Sulmi me 2 ‘Pyka’? Po, është një mundësi. Në Europa League ka funksionuar mirë, por Suso nuk mund të bëjë trekuartistin, ndaj duhet interpretim i mirë edhe nga 8 lojtarët e tjerë”, shtoi Montella.

“Andre Silva apo Kaliniç? Portugezi, ashtu si Cutrone, është i ri, me entuziazëm, energji dhe dëshirë për të bërë mirë, ndërsa Kaliniç është më specialist, për disa lloj ndeshjesh. Gjithsesi, ndoshta luajnë të 2”.

“Autogoli i Bonuccit? Ndaj austriakëve ka bërë një punë të shkëlqyer në fazën defensive dhe në orientimin e repartit. I vetmi gabim ishte ai i autogolit, ku në fakt rrëshqiti dhe nuk mundi të largojë topin. Gjithsesi, nëse arrijmë t fitojmë 5-1 më pas, do të thotë që të gjithë kanë meritat e tyre. Bonucci është një prej mbrojtësve më të mirë në qarkullim dhe jemi të lumtur që e kemi në ekip”, theksoi mes tjerash Montella.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kanë ngjashmëri të tmerrshme, shikoni sozinë e Nora Istrefit (FOTO)
Previous article Si u shkrepën fotot e Berishës në varkë me Hoxhajt dhe lidhjet e tij me familjen e diktatorit. Zbardhen dëshmitë

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez Futboll

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu Futboll

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT