• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON PESHKOPI/ Ky është skenari i errët që mund të shkaktojë gjakderdhje në veri të…
Home
Rajon

PARALAJMËRON PESHKOPI/ Ky është skenari i errët që mund të shkaktojë gjakderdhje në veri të…

2 August, 2018 Sadik.Autor Rajon

Ditë më parë, peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Sava Janjiq, paralajmëroi një skenar të errët për incidente në veri të Kosovës.

Ai thoshte se të dy palët, serbët dhe shqiptarët, po përgatisin incidente në këtë pjesë të Kosovës.

Janjiq, në një intervistë për gazetën beogradase “Danas” ka qenë më konkret.

Ai ka thënë se më 5 gusht serbët në veri të Kosovës planfikojnë ta shpallin autonominë e veriut, gjë që do të nxisë ndërhyrjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Peshkopi Janjiq, i cili shërben në Manastirin e Deçanit, ka theënë se këto informatat janë të besueshme.

“Këto nuk janë thashetheme, por informata të besueshme të cilat i kemi marrë nga besimtarët tanë, anëtarë të denjë të SNS (Srpska Napredna Stranka – SNS, partia e Aleksandar Vuçiqit), të cilët na janë drejtuar me lutje që të mos ua përmendim emrat që të mos e humbin punën dhe bukën.

Serbëve në veri të Kosovës e Metohisë, sipas urdhrit nga Beogradi, u është dhënë detyrë të jenë në punë nga 1 gusht dhe që të gjithë t’i ndërpresin pushimet vjetore dhe të shkojnë në vendet e tyre të punës” ka thënë ai.

“Insistohet që edhe studentët të jenë në Mitrovicë, për protestat eventuale që do të organizoheshin. Flitet haptas se më 5 gusht, kur kalon afati që ishte caktuar për krijimin e Asociacionit (AKS-së) do të shpallet njëfarë autonomie të veriut (pjesës veriore të Kosovës) , në kundërshtim me dialogun, gjë që do të duhej të provokonte ndërhyrjen e Policisë së Kosovës dhe të forcave ROSU, sipas skenarit të ngjashëm, si në rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit” ka thënë Janjiq për “Danas”.

Ai ka theksuar se këtë herë, sipas të gjitha gjasave, situata nuk do të jetë e qetë  dhe se, në rast të veprimit sipas këtij skenari, në veri të Kosovës mund të ketë viktima nga të dyja palët.

Sipas Janjiqit, prania ndërkombëtare në Kosovë i ka dhënë leje Policisë së Kosovës që ta vendosë rendin e qetësinë në pjesën veriore të Kosovës, pas shpalljes së autonomisë nga serbët.

Peshkopi Sava Janjiq, i cili e ka quajtur “plan të djallit” projektin për ndarjen e Kosovës,  ka theksuar se një skenar i tillë do t’u shkonte për shtati udhqëheqjes së Kosovës dhe të Serbisë që e mbështësin idenë për ndarjen e Kosovës.

“Një incident i tillë do t’u shërbente edhe atyre në Beograd, edhe këtyre në Prishtinë që e dëshirojnë skenarin e ndarjes, për çka tashmë disa herë është biseduar, për çka dëshmojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët kanë biseduar për t’i vënë në jetë planet e djallit”, është shprehur ai.

Prifti serb Sava Janjiq e ka kundërshtuar idenë e ndarjes së Kosovës edhe përmes një letre publike drejtuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka tërhequr vërejtjen se ndarja do të çonte në shkëputjen e serbëve që jetojnë në pjesën jugore të Kosovës, gjë që do ta rrezikonte qenien e tyre në Kosovë.

Presidenti i Serbisë i ka quajtur “përralla fashiste” paralajmërimet e Janjiqit dhe e ka akuzuar se ai e bën këtë për përfitimet materiale nga Qeveria e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fansja e ofendon rëndë, Noizy e "flliq" duke i publikuar mesazhet private... (FOTO)
Previous article Po udhëton drejt BARCELONËS? Ja ku ndodhet momentalisht VIDALI (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT