• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ENERGJI NGA DIELLI/ Hapet tenderi  për impiantin më të madh në Akërni të Vlorës
Home
Ekonomi
Portret

ENERGJI NGA DIELLI/ Hapet tenderi për impiantin më të madh në Akërni të Vlorës

2 August, 2018 Sadik.Autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Ministria e Energjisë ka hapur tenderin ndërkombëtar për impiantin e parë të madh fotovoltaik, i cili do të ndërtohet në zonën e Akërnisë në Vlorë. Sipas projektit, parku diellor do të ketë një fuqi minimale të instaluar 50 megavat dhe vlerë totale investimi 70 milionë euro.

 Përmes njoftimeve në shtypin ndërkombëtar, Ministria u ka bërë thirrje kompanive të interesuara për ndërtimin e impiantit që të paraqesin ofertat brenda datës 17 shtator, kur do të zhvillohet edhe tenderi.

Sipas projektit, parku diellor i Akërnisë do të ndërtohet nga një kompani private, e cila do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 30 vite. Nga këto, qeveria i garanton blerjen e energjisë nga OSHEE për 15 vite, ndërsa për pjesën e mbetur privati do ta shesë energjinë në treg të lirë.

Çmimi me të cilin OSHEE-ja do të blejë energjinë nga parku diellor do të përcaktohet në ankand. Kompanitë që do të ofrojnë çmimin më të ulët marrin më shumë pikë. Po kështu, e njëjta skemë do të aplikohet edhe për kapacitetin. Kompanitë që ofrojnë ndërtimin e parkut me kapacitet me të madh fitojnë më shumë pikë.

Parku i Akërnisë është impianti i parë diellor me kapacitet të madh prodhues. Shumica e lejeve që janë dhënë deri tani kanë qenë për impiante kryesisht të vogla, deri në 2 megavat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ju shteruan idetë? Këto janë 5 modelet e këpucëve që ju duhen pa mbaruar vera. Nga Lori tek.. (FOTO)
Previous article VENDET MË TË BUKURA NË TIRANË: Ja LISTA me 10 destinacionet kryesore që turistët i duan shumë t'i shohin

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT