• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SCHENGEN” SHQIPËRI-KOSOVË/ Pas lajmit nga Majko, Haradinaj jep “OK”
Home
Rajon

“SCHENGEN” SHQIPËRI-KOSOVË/ Pas lajmit nga Majko, Haradinaj jep “OK”

2 August, 2018 k.autor Rajon

Mbrëmë, ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, dha lajmin se nga 1 janari i vitit të ardhshëm shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të lëvizin pa u kontrolluar nga policia kufitare. Majko tha se vendimi është marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pa përmendur autoritetet kosovare. Gazeta Express ka pyetur rreth kësaj çështjeje në Qeverinë e Kosovës. Zyrtarët aty, kanë thënë se Haradinaj e ka dhënë dritën e gjelbër për këtë proces.
Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më kufi klasik mes vete. Ata që vizitojnë dy vendet nuk do të ndalen më nga policët kufitarë të të dyja anëve. Nëse gjithçka shkon siç duhet “schengeni” i dy vendeve do të hyjë në fuqi më 1 janar 2019.

Kjo është bërë e ditur mbrëmë në Skenderaj, nga ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili u tha kosovarëve se nga data 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë se ky është vendim i kryeministrit Edi Rama. Por, Majko nuk përmendi autoritete e Kosovës.

Ndërkaq, sotnga kabineti qeveritar i kryeministrit kanë konfirmuar se idesë së tillë i ka dhënë dritë të gjelbër edhe Ramush Haradinaj.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pas evaluimit të saktë të të gjitha informacioneve nga MEF, Dogana dhe Mekanizma të tjerë relevant, e ka dhënë dritën e gjelbërt për këtë proces”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Sidoqoftë, kumtimi i këtij lajmi nga Majko gjatë manifestimit të netëve kushtuar mërgimtarëve në Skenderaj i gëzoi shumë kosovarët. Lajmin e pritën me duartrokitje dhe brohoritje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI I AKU NË KORÇË/ Bllokohen 6.3 ton mish i ngrirë, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare
Previous article E ARDHMJA E FUTBOLLIT BOTËROR/ Barcelona merr 19-vjeçarin që magjeps me TALENTIN...

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT