ALPENews.al ka përzgjedhur për ditën e sotme si destinacion të ditës qytetin e Pogradecit.
E në vazhdën e tregimit të bukurisë së qyteteve të Shqipërisë, ne kemi përzgjedhur disa prej komenteve më specialë të “Trip Advisor” (le të themi të përdoruesve turistikë të medias më të madhe botërore të turizmit).
Lexoni komentet lidhur me qytetin.
Komenti nr.1
Më pëlqen Pogradeci, liqeni dhe parku i madh në Drilon. Është me të vërtetë një destinacion qetësie nëse bën rrugën mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Komenti nr.2
Mos konsumoni ushqim tek ky restorant (për arsye reklamimi nuk po postojmë emrin e restorantit “X”). Në Pogradec ka më shumë vende të bukura, pro nëse udhëtoni për në Drilon nuk duhet kurrsesi të konsumoni peshkun e pa bërë të këtij vendi. Jo vetëm kaq. Kur unë shkova konsumova vetëm verë, dhe bukë të thekur. Por pamja është ajo që na mahniti përtej të gjithave.
Komenti nr.3
Vendi është fantastik. Përveç faktit se nuk ka pastërti dhe higjienë për zonën rreth e rrotull. Nëse shkon në Drilon, si dhe nëse viziton me varkë liqenin e Pogradecit do ta shihni sa i papastër është. Megjithatë mos të harrojmë që edhe diktatori shqiptar aty kalonte kohën e tij të preferuar.
Komenti nr.4
Nuk duhet humbur një udhëtim i plotë në Pogradec. I bukur, i thjeshtë, dhe me ajër të pastër.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


