Si çdo ditë tashmë në traditën e rubrikës së ALPENews.al, “Summer 2018” redaksia jonë përzgjedh nga një destinacion turistik të cilin ju mund ta vizitoni nëpërmjet guidës që ne bashkangjisim këtyre artikujve.
Është një gjë e re, inovatore dhe aspak e kushtueshme.
ALPENews.al tashmë ka ardhur edhe në verisionin aplikacion (ku mund ta shkarkoni lehtësisht në telefonat tuaj celularë).
Por le të vijmë sërish tek tema e destinacioneve. Sot është zgjedhur qyteti i Pogradecit.
Pogradeci është qyteti turistik buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit. Një qytet “palcërisht shqiptar” – siç thotë Lasgushi i madh, është i bukur jo vetëm prej natyre, por është edhe një qytet i lashtë e me tradita të hershme kulturore, artistike. Pogradeci është qyteti i luleve, i verës, i peshkut të rrallë Koranit, që vështirë se gjendet tjetër kund, por edhe i mikpritjes. Kështu e shohin ata pushues që zgjedhin Pogradecin, që së fundmi ka njohur edhe dorën e investimeve.
ALPENews.al ju fton të shijoni disa prej pamjeve më të bukura në Pogradec (që edhe mund ti vizitoni më nga afër).
- POR ÇFARË TË VIZITOSH NË POGRADEC?
GALERIA E ARTEVE POGRADEC – Ndodhet ne qender te qytetit. Ka piktura nga piktoret e mirenjohur pogradecare. Shpesh aty organizohen ekspozita te ndryshme. Ju mund ta vizitoni ate nga ora 9.00 – 16.00 .
GALERIA PRIVATE E ARTIT “TASO” – Ju jeni te mirepritur te vizitoni studion e piktorit pogradecar Anastas Kostandini – Taso. Pikturat e tij jane te vleresuara dhe me cilesi te larta artistike. Ju mund te blini ndonje nga pikturat dhe mozaiket e tij.
MUZEUMI I POGRADECIT – Pogradeci ka nje muzeum te pasur me deshmi antikiteti dhe te kohes se luftes. Eshte hapur nga ora 9.00 – 16.00.
KISHAT E POGRADECIT – Pogradeci ka Kishen e vjeter ortodokse, qe quhet Kisha e re – Pogradeckisha e Shen Merise dhe ndodhet ne lagjen e vjeter te Pogradecit , si dhe nje kishe te re, me arkitekture shume te vecante te quajtur Ringjallja. Ju mund ti vizitoni ato ne cdo kohe.
XHAMITE E POGRADECIT – Qyteti i Pogradecit ka dy xhami . Njera ndodhet ne qender te qytetit dhe tjetra ne lagjen e quajtur Gorice. Ju mund ti vizitoni ato ne cdo kohe.
KINEMAJA E POGRADECIT – Pogradeci ka nje kinema moderne, ku cdo dite luhen filma te rinj me perkthim ne shqip. Ndodhet ne qender te qytetit.
PARQET E POGRADECIT – Pogradeci prej kohesh eshte quajtur qyteti i luleve Pogradec Shetitore dhe i gjelberimit, tradite kjo e ruajtur me fanatizem edhe ne ditet e sotme. Ju mund te shetisni ne shetitoren “1 Maji”, pergjate plazhit te qytetit, te shijoni peisazhin e mrekullueshem te “liqerit qe dremit” , te pini dicka nen freskine e hijeve te pemeve dhe ne mbremje te beheni pjese e xhiros tradicionale pogradecare. Nese deshironi ju mund te vizitoni piken turistike te Drilonit, 4 km nge qyteti i Pogradecit, me burimet e saj te paster dhe peisazhin qe te mahnit.
PLAZHET E POGRADECIT – Plazhi e Pogradecit ndodhet brenda ne qytet pergjate shetitores “1 Maji”. Eshte nje plazh i bukur me rere, uje te paster dhe mundesi per argetim. Ne Pogradec ka edhe disa plazhe te tjere private e publike, me rere e guralece te vegjel. Jashte qytetit mbreselenes jane plazhet me uje te kristalte tPogradec Beach e Linit dhe Tushemishtit.
LUNDRIMI – Ne Pogradec pergjate bregut te Liqenit, ne plazhet kryesore ju mund te merrni me qera varka te ndryshme per te lundruar. Ju mund te zgjidhni nje varke me drejtues apo te lundroni vete. Gjithashtu ne portin e qytetit ndodhet edhe nje anije qe ju shetit perreth Liqenit te Ohrit.
SPORTI NE POGRADEC – Ka disa ambiente sportive ne Pogradec, ku ju mund te praktikoni sportet qe deshironi. Ne ambientet e plazhit te Pogradecit ju mund te luani beach-volley dhe te ndiqni Kampionatin Ballkanik te Beach-Volley i cili organizohet cdo vere ne Pogradec.
TREGU I POGRADECIT – Klima e bute mesdhetare, toka pjellore, ditet e shumta me diell dhe tradita e pasur ne prodhimet bujqesore sigurojne nje bollek origjinal frutash dhe perimesh dhe mundesi zgjedhjeje ne tregun e rajonit. Tregu i Pogradecit eshte i hapur nga ora 8.00 -15.00. Pervec ketij tregu ka edhe plot dyqane te vegjel ne rruget kryesore te Pogradecit.
POGRADECI NATEN – Ne qendren e Pogradecit, ne sheshin e quajtur “Odeoni”, cdo mbremje, gjate sezonit te veres organizohen shfaqje te ndryshme kulturore – artistike. Hyrja falas.
Jeta e nates ne Pogradec gjallerohet mjaft ne sezonin e veres. Ka disa PUB dhe nje Diskoteke ne qytet te cilat qendrijne hapur cdo nate nga ora 20.00 -03.00 . Aty do te gjeni muziken tuaj te preferuar dhe Kokteile te pergatitur me shije te holle. Ju duhet te beheni pjese e kesaj atmosfere festive.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.












