• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Korsikë, dallga e papritur në kanion vret 4 persona. Një i zhdukur
Home
Nderkombetare

Korsikë, dallga e papritur në kanion vret 4 persona. Një i zhdukur

2 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Katër persona, mes të cilëve një vajzë 7-vjeçare dhe babai i saj, kanë humbur jetë në Soccia të Korsikës, nga një “përmbytje” e papritur e kanionit Zoicu. E pajetë mbeti edhe drejtuesja e guidës, ndërkohë që personi i katërt nuk është identifikuar ende.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori lokal, Eric Bouillard. Nga tragjedia raportohet se një person i pestë rezulton i zhdukur, ndërsa nëna e vajzës mundi të shpëtonte. Dallga e papritur ishte 3 metra e lartë.

Prokurori shpjegoi se viktimat ishin pjesë e një grupi prej 12 vetësh (përfshi guidën), që ndodheshin për një ekskursion në kanionin Zoicu, një prej atraksioneve kryesore turistike e famshme për grykat e saj natyrore dhe ujëvarat, kur papritur disa prej tyre u goditën nga një dallgë e papritur uji që zbriste nga lart.

“Në momentin që grupi u gjend përpara vështirësive, fillimisht dy persona hoqën dorë nga aventura, më pas edhe 4 të tjerë”, thotë prokurori. Pjesa e mbetur prej 7 personash vendosën të vijonin zbritjen, por u surprizuan nga një sasi e jashtëzakonshme uji. “Flasim për një dallgë prej 3 metrash të lartë që i goditi dhe i zhvendosi disa dhjetëra metra”, tha Bouillard.

Dy persona, një burrë dhe djali i tij 16-vjeçar, për fat të mirë arritën të shpëtonin duke u kapur pas një litari, ndërsa për 5 të tjerët nuk pati hapësira shpëtimi.

Kërkimet për personin e fundit që rezulton i zhdukur do të rinisin këtë të enjte, pasi u ndërprenë përgjatë natës. Dallga e papritur dyshohet të jetë shkaktuar nga një stuhi në mal, që shkaktoi rreshje të forta shiu gjatë ditëve të kaluara.

Kanioni Zoicu konsiderohet si një nga më të bukurit e Korsikës, por disa pjesë janë të qasshme vetëm me pajisje të specializuara për udhëtime të tilla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GENTIAN KAPRATA/ Ku gabojnë peticionistët e artit skenik!
Previous article ÇIFTI SIMPATIK/ Danielle Knudson dhe PATO më të LUMTUR se kurrë...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT