• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURIZMI NË “ALPET” SHQIPTARE/ Çfarë pëlqejnë turistët? Nga çmimet e lira deri tek pamjet që ofrohen…
Home
Media të Huaja

TURIZMI NË “ALPET” SHQIPTARE/ Çfarë pëlqejnë turistët? Nga çmimet e lira deri tek pamjet që ofrohen…

2 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Vizitorët shqiptare dhe të huaj që vizitojnë Alpet në Veri të Shqipërisë i lidh një e përbashkët.

Pëlqejnë natyrën, sportin dhe aventurën por kur vjen puna tek shpenzimet kanë diferenca.

Në Planin Sektorial të Turizmit për rajonin e Alpeve Shqiptare, që tashmë ka kaluar hallkat e miratimit dhe ka nisur zbatimin dhe ku caktohen edhe objektivat deri në vitin 2031, janë të publikuara edhe rezultat e disa pyetësorëve.

Rreth 1405 vizitorë të cilët janë pyetur gjatë fazës së hartimit të dokumentit për aktivitetet kryesore dhe arsyet pse pëlqejnë Alpet duke nënvizuar edhe koston për secilin.

Profili i turistit shqiptar të Alpeve është ai me një moshë 25-45 vjeç me arsimim të lartë, të cilët preferojnë të strehohen në bujtina dhe hotele me pamje tërheqëse, për një periudhë kohore 2-ditore, duke shpenzuar rreth 67 euro në ditë.

“Interneti, rekomandimi i miqve dhe televizioni; janë kanalet kryesore që kanë nxitur interesin për të pushuar, relaksuar, argëtuar, zbavitur, për të kryer aktivitete sportive dhe përfituar nga gastronomia lokale e Alpeve Shqiptare. Aspektet kryesore që i shtyjnë vizitorët të frekuentojnë zonën e alpeve janë: interesi për natyrën, cilësia e peizazhit, mikpritja, stili i jetesës dhe mundësia për të takuar popullsinë lokale”, thuhet në plan.

Sakaq aktivitetet kryesore dominohen nga ecja në natyrë, fotografimi, pikniku dhe gastronomia lokale.

Edhe pse shqiptarët janë prezentë në fakt 67 për qind e atyre që vizitojnë Alpet, sipas anketës janë të huaj.

Profili pak a shumë është i njëjtë si turisti shqiptar në moshën 25-45 vjeç me arsim të lartë por që preferojnë në vend të hoteleve, në bujtina dhe kampingje me pamje tërheqëse.

Periudhë më të gjatë qëndrimi kryesisht 3-ditore, duke shpenzuar rreth 81 euro në ditë, ku transporti zë rreth 56% të buxhetit të tyre ditor.

Për këtë grup interesi mund të jetë zgjuar nga internet, miqtë apo librat turistikë. Aspektet kryesore që i shtyjnë vizitorët të frekuentojnë zonën e alpeve janë: interesi për natyrën, cilësia e peizazhit, aventura dhe sportet, mikpritja, stili i jetesës dhe mundësia për të takuar popullsinë lokale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Historia e arbitrit të Laçit, si i humbën valixhet në Rinas
Previous article Skema dhe dy partnerë idealë, ja pse HIGUAIN mund të ringjallet te MILAN

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT