• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRONAT E SEKUESTRUARA NGA ANTIMAFIA/ Kala: Pas gjyqeve, u kthehen…
Home
Intervista

PRONAT E SEKUESTRUARA NGA ANTIMAFIA/ Kala: Pas gjyqeve, u kthehen…

1 August, 2018 Sadik.Autor Intervista

70 % të pronave të sekuestruara sipas ligjit Antimafia, që dyshoheshin se kishin burim krimin e organizuar, u janë kthyer mbrapsht të zotëve pas proceseve gjyqësore.

Për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ky është një problem. Po ashtu dhe tejzgjatja e gjyqeve. Që nga sekuestrimi deri në konfiskimin final të këtyre pasurive, me vendim të formës së prerë të gjykatës, kalojnë vite. Gjatë të cilave Agjencia duhet të mirëmbajë dhe menaxhojë pasurinë e konfiskuar, madje të kujdeset edhe për personat që janë punësuar në to.

“Problemi është te gjykatat, sigurisht. Shpresojmë që me përfundimin e reformës në drejtësi, raporti i vendimeve të përmbyset. Numri i pasurive që shkojnë në konfiskim të rritet, pasi deri më tani kanë qenë në masën 30%. Procesi zakonisht zgjat shumë, 2-5 vite. Process i cili dëmton Agjensinë”, thotë Artur Kala, kreu i Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara gjatë një interviste për Klan Plus.

Deri më tani vlera e pasurive që i janë sekuestruar krimit, shkon mbi 32 milionë Euro.

“Gjatë 6 mujorit të parë të 2018-s janë sekuestruar 145 pasuri”, sqaron Kala. Deri në vendimin e konfiskimit, pronat mund të jepen me qira nga Agjensia ose të vendosen në shërbim të komunitetit. Pas vendimit të formës së prerë ato mund të shiten. por deri më sot askush nuk ka guxuar t’i blejë.

“Nuk është shitur asnjë pasuri. Kjo për shkak të prejardhjes së tyre dhe besoj dhe të çmimit, që është ai i tregut. Në përgjithësi pronat kanë kaluar në përdorim apo pronësi të institucioneve si Ministrisë së Mjedisit, pushtetit lokal, Policisë, Prokurorisë, Qendrës Kombëtare të Viktimave të Trafikimit”, thotë Artur Kala.

Por çfarë ndodh me paratë e konfiskuara nga llogaritë e kriminelëve apo financuesve të terrorizmit?

“Kemi krijuar 2 herë fondin e posaçëm. Jepet për policinë dhe prokurorinë për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e hetimit. Po ashtu i jepet dhe OJF-ve dhe qendrave për trajtimin e viktimave të trafikimit”, vijon kreu i Agjensisë, Kala.

Nga 354 pasuri që agjencia ka në menaxhim, 62 janë të konfiskuara dhe kanë kaluar zyrtarisht në pronësi të shtetit shqiptar, ndërsa 253 presin vendimin e Gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkencëtarët në Amazona kanë gjetur një lloj të ri të grerëzës me helm paralizues
Previous article Aventura europiane vazhdon, ja kundërshtari i Kukësit në Ligën e Europës

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje Intervista

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

INTERVISTA/ Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua… Intervista

INTERVISTA/ Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

INTERVISTA/ Rama për POLITICO, kritikon BE-në për gabimin ‘strategjik’ ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë… Intervista

INTERVISTA/ Rama për POLITICO, kritikon BE-në për gabimin ‘strategjik’ ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT