Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Fushë Krujës ku dy policë kanë masakruar në mënyrë barbare një të burgosur që vuante nga një semundje.
Fatkeqësisht, raste të tilla nuk janë të pakta në Shqipëri. Ndonëse të burgosurit kanë “fajet e tyre” pasi siç dihet komunikimi mes palëve nuk është aq i mirë, policët nuk duhet në asnjë mënyrë të prekin psikologjikisht e fizikisht një person brenda apo jashtë institucionit në fjalë.
Çfarë ndodhi dje:
Rrahën të burgosurin në Fushë Krujë
Një ngjarje e rëndë është raportuar dje rreth orës 09:30 në institucionin e Policisë së Shtetit (dhe menjëherë në mediet shqiptare), për një rast masakrimi (dhunë fizike dhe psikologjike) ndaj një të dënuari, identiteti i të cilit u shfaq për mediet si Adriatik Lala.
Efektivët e Policisë që kanë shkaktuar dhunën janë Agron Babasi dhe Ervis Beshi.
Lala konfirmohet nga vendimi i marrë i Gjykatës së Tiranës se është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj heqje lirie (dhe dënimin do ta kryente në IEVP Fushë Krujë).
Ndërkohë që dyshimet e para janë për dy punonjës të sigurisë në këtë institucion (përkatësisht për Agron Babasin dhe Ervis Beshin). Të dy punonjës policie në IEVP Fushë Krujë.
ALPENews.al ka gjetur identitetin e të dy policëve.
Agron Babasi
Ervis Beshi
Cigaret bëhen shkak i sherrit

Njëri prej të burgosurve në burgun 313, Emiljano Kiptiu ka qenë duke pastruar ambientet e brendshme të burgut. Ndërsa kryente punën e tij, të burgosur të tjerë i kanë dhënë disa cigare si shpërblim për pastrimin e dhomave të tyre. Pasi ka mbaruar punë, ai është nisur të kalojë në seksionin tjetër, por këtu është ndalur nga polici i shërbimit, që në gjuhën e të burgosurve quhen ndryshe “polic kolone”.
Ai i ka kërkuar 18-vjeçarit që t‘i dorëzonte cigaret që kishte mbledhur nga të burgosurit e tjerë, por djaloshi nuk ka pranuar. Atëherë, punonjësi i policisë ka filluar ta qëllojë duke tentuar që t‘ia marrë cigaret. Kjo gjë ka irrituar të burgosurit, të cilët kanë filluar të bërtasin nga qelitë e tyre dhe të kërkojnë që polici të ndërpriste keqtrajtimin e Kiptiut.
Dhunuan të burgosurin, procedohen 4 policë të burgut në Fier
Burgu i Fierit
Katër punonjës të burgjeve janë proceduar penalisht për dhunim ndaj një të burgosuri.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë tha se 4 punonjësit e burgut Fier u proceduan “pasi nga verifikimet e bëra rezulton se kanë ushtruar dhunë ndaj një të burgosuri në këtë institucion të vuajtes së dënimit”.
“Në datë 23.02.2018, tre të dënuar janë shoqëruar forcërisht nga Grupi i Sigurisë së Institucionit në ambientet e veçanta të izolimit, pasi kishin kryer shkelje të rregullores. Gjatë shoqërimit të të dënuarve, punonjësit e policisë së lartpërmendur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit K.G. Pas hetimeve të kryera nga SHKBB rezultoi se punonjësit e policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier R.L., A.H., Sh.S. dhe B.S. kanë konsumuar elementë të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, e parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal”,thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.
/AlpeNews.al





