• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS REFUZIMIT TË QANËS/ Arta Marku firmos EMRIN e ri të Prokurorisë. Ja kush ËSHTË
Home
Aktualitet
Drejtësi

PAS REFUZIMIT TË QANËS/ Arta Marku firmos EMRIN e ri të Prokurorisë. Ja kush ËSHTË

1 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

U përfol për rikthimin e Genci Qanës në krye të Prokurorisë së Tiranës, por mediet bëjnë me dije se në vend të ish-prokurorit Dritan Rreshka (pas vendimit të KPK-së për Vetingun) është vendosur me urdhër të Arta Markut, Elisabeta Imeraj.

Po kush është Elisabeta Imeraj?

ALPENews.al ka shkëputur një pjesë të intervistës së saj për “Elite”.

Një prokurore femër  tek Krimet e Rënda sa e vështirë është për një femër të ushtrojë këtë funksion? Mund të më thoni si ka nisur rrugëtimi dhe si ka qenë përfshirja juaj në organet e drejtësisë?

Kam filluar detyrën time si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2004,  dhe më pas në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, detyrë në të cilën jam dhe aktualisht. Me mbarimin e shkollës së magjistraturës për profilin prokuror në vitin 2004 nis dhe rrugëtimi im në organet e drejtësisë.

Cili është formimi juaj akademik dhe përse zgjodhët pikërisht fushën e drejtësisë?

Po e nis përgjigjen nga arsyet e zgjedhjes së fushës së drejtësisë të cilat përkojnë me dëshirën time të lindur që në adoleshencë për të qenë prokurore. Shkollimi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe më pas ndjekja e Shkollës së Magjistraturës bënë realitet dëshirën time për tu bërë prokurore. Ndaj të qënurit prokurore, për mua nuk lidhet vetëm me plotësimin e një elementi ‘pasja e një pune’, por përbën ushtrimin e një detyre me shumë dëshirë dhe pasion.

Sa e pavarur ndiheni ju si prokurore  në vendimet tuaja? Cila është ambicja juaj më e madhe lidhur me fushën ku ju aderoni?

 Nuk dua të lidh vendimarrjen si prokuror me të qënurit mashkull apo femër.  Shoqëria jonë duhet të mundohet t’i kalojë këto ndarje gjinore, pasi vendimet merren si të tilla, si një prokuror pavarësisht se cilës gjini i përket. Pa hyrë në detaje ligjore të cilat rregullojnë vendimarrjen e një prokurori, do të doja të theksoja se e rëndësishme është të jesh i drejtë dhe objektiv, të dish të argumentosh mendimin tënd dhe ta përcjellësh siç duhet atë. Dëshirat dhe ambicjet lidhen me sistemin e karrierës në prokurori dhe mbetet për të pritur. Bëj pjesë në grupin e njerëzve me natyrë kërkuese si ndaj vetes ashtu dhe ndaj gjërave me të cilat përfshihem. Jam e bindur që me punë dhe përpjekje mundet të arrihet çdo gjë. E kam mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2001 dhe pavarësisht nga kjo, vazhdoj të mos shkëputem nga dëshira e përmirësimit të dijeve dhe zhvillimit akademik. Me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2004, kam ndjekur studimet Master nga 2006 deri në vitin 2008.  Zotëroj titullin profesoreshë e asocuar dhe Dr e shkencave Juridike, dhe në rang të ambicjeve në këtë drejtim, duhen bërë studimet përkatëse për titullin professor.

Shpeshherë flitet se politika ndërhyn shumë në vendmarrjet e drejtësisë…?

Vendi ynë është një vend i vogël, dhe më e keqja është se të gjithë marrin përsipër të flasin për çdo gjë. Nuk dua të shpreh opinione nëse ndodh apo nuk ndodh një gjë e tillë, por duhet të them se ka ardhur koha ku secili të merret me punën që i takon dhe që mbi të gjitha të merret me punën për të cilën ka njohuritë e duhura për ta bërë.

Mund të më thoni si ndiheni kur vendosni pas hekurave individë të ndryshëm?

Detyra e prokurorit është të ushtrojë ndjekjen penale e cila mundet të konkludohet edhe me arrestimin e personave të hetuar. Vënia pas hekurave e personave të hetuar nuk mund të përjetohet as si kënaqësi dhe as si keqardhje. Por ama, pasja e një hetimi të suksesshëm të jep normalisht kënaqësi.

Në drejtësi flitet se ka shumë problem, shumë gjëra që nuk shkojnë, përmendim këtu qoftë dhe emërimet pa meritokraci, ju si mendoni?

Si për çdo gjë tjetër edhe në këtë rast ka nevojë për përmirësimet e duhura. Meritokracia nuk është ndonjë tipar i spikatur që shoqëria jonë e vlerëson më së miri, megjithatë personave që iu është dhënë rasti për ecjen në karrierë kanë patur shansin të tregojnë vlerat e tyre ose jo. Vlerësimi më i mirë jepet nga koha dhe rezultati.

Cili është vendimi juaj që ju ka mbetur në mendje më i vështiri si proces?

Nuk dua të specifikoj ndonjë vendim apo ndonjë proces në mënyrë të veçantë. Ju  përkas atyre prokurorëve që i shohin çështjen e tyre në trajtim të barabartë. Por e parë në një prizëm të përgjithshëm, ato çfarë më kanë mbetur në mendje si procese janë ato procese në të cilat kemi patur vështirësi me procesin e të provuarit për arsye të ndryshme të pavarura nga hetimi, dhe që në fund kemi arritur të kemi një rezultat pozitiv.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Studentja thyen rekordin, ha 255 shishqebapë në 23 minuta
Previous article GLADIATORËT/ Zbuloni sportet e tjera të IBRËS, POGBAS, EVRAS dhe BOATENGUT

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT