• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI I DITËS/ Gjirokastra e “GURTË”. Çfarë DASHUROJNË turistët tek ky qytet madhështor (FOTO)
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI I DITËS/ Gjirokastra e “GURTË”. Çfarë DASHUROJNË turistët tek ky qytet madhështor (FOTO)

1 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Si çdo ditë tashmë në traditën e rubrikës së ALPENews.al, “Summer 2018” redaksia jonë përzgjedh nga një destinacion turistik të cilin ju mund ta vizitoni nëpërmjet guidës që ne bashkangjisim këtyre artikujve.

Është një gjë e re, inovatore dhe aspak e kushtueshme.

ALPENews.al tashmë ka ardhur edhe në verisionin aplikacion (ku mund ta shkarkoni lehtësisht në telefonat tuaj celularë).

Por le të vijmë sërish tek tema e destinacioneve. Sot është zgjedhur qyteti i Gjirokastrës.

Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj.

Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.

Bukuria dhe trashëgimina e Gjirokastrës është e pagabueshme, nga rrugët e tij me kalldrëm deri tek arkitektura e vjetër e stilit otoman.

Një nga qendrat më të vjetra kulturore në Shqipërinë Jugore, qyteti që mbahet si një pikë referimi unik dhe historik u betonua kur UNESCO e përcaktoi atë si një qendër e Trashëgimisë Botërore në vitin 2005.

ALPENews.al ju fton të shijoni disa prej pamjeve më të bukura në Gjirokastra (që edhe mund ti vizitoni më nga afër).

POR ÇFARË TË VIZITOSH NË GJIROKASTËR?

Muzeu i Armeve

i cili gjendet brenda në kala, tregon zhvillimin e armëve në Shqipëri nga antikiteti në ditët e sotme.

Muzeu Etnografik

njihet ndrydhe dhe si shtëpia e lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Në ditët e sotme vizitohet nga shumë turistë të interesuar për etnografinë, kulturën dhe traditat shqiptare.

Kalaja e Gjirokastres

është një fortesë e madhe me një vendndodhje fantastike duke zënë gjithë luginën e Drinos. Ndërtimi i saj ka zgjatur për shekuj dhe vetëm në shekullin e XII mori formën e kalasë. Kur dalin nga kalaja vizitorët shëtisin në të dy anët ku ka 200 shtëpi guri.

Xhamia e Pajazut Khan

ndodhet në kala. Në very të xhamisë ndodhet një market i vjeter i quajtur marketi i kalasë.

Kisha e Kryqit e Laboves,

në fshatin me të njëjtin emër

Zona arkeologjike e Antigonese,

në fshatin Saraqinisht .

Rrenojat e zones arkologjike te Adrianapolit,

në fshatin Sofratike.

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "XHELOZ" SI MAMI FATMA/ Përqafon vajzën e Aulonës dhe reagimi i djalit është qesharak (FOTO)
Previous article Humbja ndaj Tottenham/ Gattuso i thur "elozhe" SUSOS, COLHANOGLUS dhe MAHNITET nga...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT