• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Edmond Spaho: Nuk ka rritje ekonomike, vetëm investimet e huaja…
Home
Shqipëri

Edmond Spaho: Nuk ka rritje ekonomike, vetëm investimet e huaja…

1 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

“Rritja reale ekonomike është minimale, 2.45%. Pjesën tjetër e zë shitja nga energjia elektrike, e cila nuk ndikon në rritjen e punësimit dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Shqiptarët janë më keq me Edi Ramën”. Keshtu u shpreh sot kryetari i grupit te PD Edmond Spaho ne nje reagim per mediat, i cili vuri ne dukje se “mungesa e investimeve dhe përqendrimi i ekonomisë tek disa klientë të kryeministrit kanë ndikuar për keq në ekonomi, e cila nuk ka rritje reale që të ndikojë në rritjen e punësimit apo hapjes së vendeve të reja të punës”.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, EDMOND SPAHO.

edmond spaho ekonomi

Viti i pestë i qeverisë së Edi Ramës ka përkeqësuar ekonominë e familjeve shqiptarë.

Mungesa e investimeve dhe përqendrimi i ekonomisë tek disa klientë të kryeministrit kanë ndikuar për keq në ekonomi, e cila nuk ka rritje reale që të ndikojë në rritjen e punësimit apo hapjes së vendeve të reja të punës.

Statistikat e Edi Ramës se rritja ekonomike është 4.45 përqind janë përpjekje për të mashtruar shqiptarët.

E vërteta është se zëri kryesor i të ashtuquajturës rritje ekonomike është energjia elektrike.

Numrat janë të pagabueshëm! 66.4 përqind të rritjes ekonomike e zë energjia elektrike. Thënë ndryshe, rritja ekonomike prej 4.45 përqind ka ardhur për shkak të reshjeve të shiut dhe shitjes së energjisë elektrike.

E zhveshur nga zëri i energjisë elektrike, ekonomia shqiptare rezulton keq e më keq, me një rritje minimale prej 2.5 përqind, sepse energjia elektrike nuk prodhon punësim nuk hap vende të reja pune.

Ekonomia mund të njohë rritje reale vetëm

· kur në Shqipëri të vijnë investime serioze të huaja,

· kur kryeministri të mos i shantazhojë investitorët e huaj që të punojnë me oligarkët e tij

· kur kryeministri të mos e japë Shqipërinë me konçesion tek klientët e tij dhe

· kur kryeministri të mos e shndërrojë Shqipërinë në kampionë të Europës për korrupsion, ku 1 në 3 tendera jepen pa garë

Të gjitha këto, siç vuri në dukje Departamenti Amerikan i Shtetit, po ndodhin në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.

· Prandaj Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka patur asnjë investim serioz të huaj gjatë pesë viteve të fundit.

· Prandaj nuk ka mundësi për sipërmarrje ekonomike dhe konkurencë të ndershme.

· Prandaj nuk janë krijuar vende të reja pune.

· Prandaj sot shqiptare janë edhe më keq dhe nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë as pushime modeste me familjet e tyre.

Partia Demokratike beson se ekonomia mund të rritet duke e çliruar nga klientët e kryeministrit dhe krijuar mundësi reale për të gjithë.

Mundësinë për rritjen e mirëqënies së familjeve shqiptare e siguron alternative e partisë Demokratike me taksat e ulëta, lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund klientelizmit dhe abuzimit me fondet.

Ata që po vjedhin sot, të jenë të sigurt se nesër do të do të shkojnë në burg për çdo qindarkë dhe pasuri të vënë me korrupsion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEJNË/ Valverde “votëbeson” Rafinhën dhe lumturohet nga Malcom
Previous article SEKSI DHE RINORE/ Majlinda Bregu me atlete dhe çantë shpine larg protokollit zyrtar (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT