Në Prizren një femër është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.
Ajo rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Arsyet që vajza i ka dhënë në polici thuhet të jetë rrahur nga i dashuri i saj për arsye xhelozie.
NJOFTIMI I POLICISË
Prizren, 31.07.2018-23:00. Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se për arsye xhelozie është sulmuar dhe rrahur nga i dashuri i sajë mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ku më pas lirohet në shtëpi. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.


