• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Shtyhet rritja e pagave për administratën, shtesë vetëm për pensionistët
Home
Ekonomi

Shtyhet rritja e pagave për administratën, shtesë vetëm për pensionistët

31 July, 2018 Sadik.Autor Ekonomi

Nuk do të ketë për këtë vit rritje të pagave të punonjësve të administratës. Qeveria ka shtyrë për vitin tjetër rritjen e pagave për mësuesit, mjekët, infermierët apo punonjësit e Policisë.

Ndryshimet u miratuan në aktin normativ të buxhetit të vitit 2018. Akti normativ anulon rritjen e pagave, ku në buxhetin fillestar të miratuar nga Kuvendi ishte parashikuar fondi prej 10 milionë dollarë. Por sipas kuadrit makroekonomik fiskal për periudhën 2019-2021 të miratuar nga qeveria, për vitin 2019 është parashikuar 1 miliard lekë apo 10 milionë dollarë për politika të reja pagash që do të përdoren për kategoritë si mësuesit, mjekët apo punonjësit e Policisë.

PAGAT

Qeveria shtyn për vitin tjetër rritjen e pagave. “Fondi për rritjen e pagave prej 1,000 milionë lekësh shpërndahet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bazë të nivelit të pagave që miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Shumat e shpërndara nga ky fond shtojnë kufijtë e miratuar në nenet 3, 5 dhe 17 si dhe në tabelën 1, që përmendet në nenin 10, të këtij ligji”, thuhej në nenin 14 të ligjit të buxhetit. Por akti normativ i buxhetit i miratuar nga qeveria shfuqizon fondin prej 1 miliard lekësh që do të përdorej për rritjen e pagave.

Për këtë vit nuk do të këtë rritje pagash, ku kategoritë përfituese do të ishin mësuesit dhe mjekët. Qeveria parashikon të vazhdojë rritjen e pagave për 3 vitet e ardhshme. Sipas të dhënave të kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2019-2021, për vitin 2019 do të përdoren 1 miliard lekë për politika të reja pagash. Fondi do të jetë me rritje për vitit 2020 dhe 2021. Qeveria parashikon që për këto dy vjet të përdorë, fondin me vlerë 1,3 miliardë lekë për rritjen e pagave.

PENSIONET

Ndryshimet e buxhetit shtuan fondin prej 3 miliardë lekësh apo 30 milionë dollarë për pensionistët. Ky fond do të përdoret për shpërblimet e fundvitit apo siç njihet ndryshe paketa e solidaritetit. Pensionistët parashikohet të për fitojnë 5 mijë lekë bonus me rastin e festave të fundvitit. Përfitues do të jenë 650 mijë pensionistë të ndarë në 9 kategori në të gjithë vendin. Ashtu si edhe këtë vit, edhe në vitet e tjera qeveria do të vazhdojë politikën e indeksimit të pensioneve.

Për rritjen e pensioneve këtë vit transferta nga buxheti ishte 1, 470 milionë lekë. Për vitin 2019, fondi për indeksimin e pensioneve do të jetë 2,940 milionë lekë. Fondi për rritjen e pensioneve do të shënojë rritje për vitet 2020 dhe 2021 dhe do të jetë përkatësisht në vlerën e 3,120 milionë lekëve.

854747

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY TON PIJE TË SKADUARA/ Si u bllokua magazina në Korçë. Modifikonte...
Previous article Amerikanët na tregojnë përmes pamjeve si e kanë ndërtuar vendin e tyre (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT