• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A ka në plan Veliaj për të marrë “frenat” e PS? Kryebashkiaku: Rama po e qan këtë punë. Jam i përfshirë tek Tirana
Home
Shqipëri

A ka në plan Veliaj për të marrë “frenat” e PS? Kryebashkiaku: Rama po e qan këtë punë. Jam i përfshirë tek Tirana

31 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

I ftuar në emisionin “Pushime on Top”, kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka treguar planet e ardhshme në politikë si dhe raportin me Edi Ramën. E pohon në mënyrë të prerë se ai do të jetë kandidat për një mandat të dytë për të drejtuar kryeqytetin shqiptar.

“Për vitin tjetër patjetër, edhe unë do t’i nënshtrohem një gjykimi të Partisë Socialiste. Unë kandidoj me atë uniform, me atë bluzë. Dëshira është për të çuar punët përpara”, tha Erion Veliaj.

Por cili është raporti me Kryeministrin Edi Rama dhe a ka marrë bekimin e tij për të gjitha punët e bëra nga Kryetari i Bashkisë?

“Unë jam me shumë fat. Unë nuk e di si është të punosh me një kryeministër që nuk të mbështet, sepse unë i kam parë vetëm një anë të shkëlqyer të një kryetari bashkie që mbështetet nga kryeministri i vet, por për fat edhe ai ka qenë kryetar bashkie. Nëse dikujt duhet t’ia shpjegoj shiko se ky kanalizimi aty…se kjo rruga na e ndan lagjen, ai klikon menjëherë. Unë kam qenë shumë i bekuar”, tha Veliaj.

Duke folur për punët në Tiranë dhe politikën Erion Veliaj tregon nëse një ditë do të drejtojë “shtëpinë e tij politike”, Partinë Socialiste.

“Së pari unë nuk e kam këtë ambicie, jam komplet i përfshirë nga Tirana. Kemi një kryeministër që po e qanë këtë punë. Padiskutim që Edi Rama do të hyjë në histori si Kryeministri më i mirë që Shqipëria ka pasur që nga shpallja e pavarësisë, nëse shikojmë sa gjurmë ka lënë dhe shikojmë si e ka transformuar jo logjistikën…kur më pyet dikush se cila është puna më e vështirë i them: 100 km rrugë s’është e vështirë të bëhen, por mendjen si e ndryshon. 

Edi do vlerësohet patjetër për këto Lungomaret dhe infrastrukturën, por mbi të gjitha si ka ndryshuar mentalitetin. Si kemi mësuar të paguajmë taksa, të paguajmë energjinë elektrike, të mos vjedhim ujin, të mos vjedhim hapësirën publike, të mos ndërtojmë pa leje. Fakti që ka ndryshuar mentalitetin do t’i japi Edi Ramës një vend shumë të rëndësishëm në histori”, tha Erion Veliaj në “Pushime on Top”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eleni Foureira rrëfen këshillat e gjyshes shqiptare: Çupë si je, duhet të martohesh...
Previous article ZBARDHET E VËRTETA/ Djali i mesfushorit: Babai im do të shkojë tek Interi ose Barcelona

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT