• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUTINI TMERRON SLLOVAKINË/ “Bazë ushtarake” fare pranë Bratislavës, qeveria ruse e cilson…
Home
Nderkombetare

PUTINI TMERRON SLLOVAKINË/ “Bazë ushtarake” fare pranë Bratislavës, qeveria ruse e cilson…

31 July, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Ngritja e një baze në Sllovaki nga grupi më i madh i motoçiklistëve rus ”Ujqërit e natës” që njihet si grup miqësor me  Presidentin rus, Vladimir Putin, ka vënë në alarm Ministrinë e Jashtme të Sllovakisë.

“Ujqërit e Natës” janë stacionuar në disa objekte të mëdha në fshatin Dolná Krupá, vetëm 70 km larg nga kryeqyteti i Sllovakisë, Bratislava.

Ata disponojnë automjete të vjetra ushtarake me të cilat zhvillojnë stërvitje.Qeveria ruse e cilëson bazën e “Ujqërve të Natës” si “selinë europiane”.

Grupi janë nën sanksione të SHBA-së, të akuzuar për ndihmë ushtarake ndaj rebelëve pro-rusë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake, Peter Susko, tha për BBC se aktivitetet e “Ujqërve të Natës” do të duhet të “monitorohen me kujdes”.

“Ne mendojmë se ndikimi i anëtarëve të tyre është i dëmshëm, sidomos në përhapjen e mendimeve të tyre përmes të cilave përpiqen të rishkruajnë historinë,” tha ai në një intervistë telefonike.

Kur u pyet për të specifikuar opinionet  kontradiktore, ai tha: “Për “Ujqërit e Natës”  Krimeja ka qenë, është dhe do të jetë ruse, Stalini ishte një hero i madh, NATO është një organizatë kriminale, etj”.

Grupi më i madh i motoçiklistëve rus ”Ujqërit e natës” janë konsideruar shpesh si një ushtri në shërbim të Presidentit Putin, të cilët merren me aktivitete kriminale dhe e kanë për qëllim që ta bëjnë sa më të madhe ‘nënën Rusi’.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar shpesh për njerëzit e Putinit që shëtisin botën me motorët e tyre Harley Davidson me parulla nacionaliste për Rusinë e madhe.

Nochniye Volki, apo Ujqërit e Natës, numërojnë rreth 5 mijë anëtarë dhe Putinin e adhurojnë dhe e kanë anëtar nderi të organizatës. Përgjatë viteve, banda e tyre ka marrë rreth 1 milion dollarë grante nga Kremlini.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fansi "GDHEND" portretin e Dua Lipës. Reagimi i këngëtares...
Previous article GJENDEN DY PARCELA ME DROGË/ Policia nuk di kujt "t’ia vërë gishtin". Kufiri ndarës...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT