Policia Elbasan ka mohuar që të ketë pasur një këmbim zjarri mes dy automjeteve mbrëmjen e kaluar në këtë qytet.
Pas publikimit të lajmit se në lagjen Vullnetari ka pasur një përplasje me armë mes dy automjeteve një ‘Benz ML’ dhe një ‘Chevrolet’ , ka reaguar policia e cila e mohon ngjarjen.
Vetë drejtori i policise Altin Qato e ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion dhe se nga verifikimet e kryera nuk ka ndodhur asnjë incident i tillë në këtë qytet. /Infoelbasani.al


