• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI I DITËS/ Qyteti i “1001 DRITAREVE”, vendi ku HISTORIA tregohet më së miri nëpërmjet… (FOTO)
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI I DITËS/ Qyteti i “1001 DRITAREVE”, vendi ku HISTORIA tregohet më së miri nëpërmjet… (FOTO)

31 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Si çdo ditë tashmë në traditën e rubrikës së ALPENews.al, “Summer 2018” redaksia jonë përzgjedh nga një destinacion turistik të cilin ju mund ta vizitoni nëpërmjet guidës që ne bashkangjisim këtyre artikujve.

Është një gjë e re, inovatore dhe aspak e kushtueshme.

ALPENews.al tashmë ka ardhur edhe në verisionin aplikacion (ku mund ta shkarkoni lehtësisht në telefonat tuaj celularë).

Por le të vijmë sërish tek tema e destinacioneve. Sot është zgjedhur qyteti i Beratit.

Përveç bukurisë dhe rëndësisë së dikurshme Berati vazhdon të jetë i tillë dhe sot.  Qyteti që prej 2008-s është pjesë e UNESCO-s duke u bërë kështu një  pasuri ndërkombëtare. Lagjia “Mangalem” është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella.
Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intensive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i një mijë e një dritareve”.
Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të «fshehura» kanë një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen me lehtësi.

ALPENews.al ju fton të shijoni disa prej pamjeve më të bukura në Berat (që edhe mund ti vizitoni më nga afër).

POR ÇFARË TË VIZITOSH NË KORÇË?

Muzeun e Ikonografise “Onufri”
Muzeu Etnografik
Kalaja e Beratit
është një fortesë nga e cila mund të shihet i gjithë qyteti. Ka 14 kisha brenda për të cilat kjo kala është e famshme. Një prej tyre është Kisha e Shën Triadhës, e cila daton në fund të shekullit të XIII dhe fillim të shekullit të XIV. Afreske shumë interesante ndodhen në këtë kishë. Pas kishës së Shën Todrit ndodhen kishat e Shën Kollit, Shën Kostandin, Shën Helenës, Shën Marisë Vllaherna etj.
Rrënojat e Xhamisë së Bardhë
Muret e brendshme të së cilës gjenden brenda kalasë së Beratit. Ato janë ndërtuar mbi bazat e mureve ilire, dhe janë rindërtuar në stilin bizantin e otoman.
Kisha e Shen Millit, (Majkëll)
është e njohur për teknikën e saj që kombinon stilin europian dhe bizantin.
Kisha e Shen Triadhes (Trini)
thuhet se mund të jetë ndërtuar mbi rrënojat e një tempulli pagan. Tempulli ishte ndërtuar për nder të perëndeshës Artemis, nga vjen dhe emri Ardenicë.

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Denoncimi i PD: Makina e dhëndrit të Qazim Sejdinit u dogj nga bandat, Policia fshehu ngjarjen
Previous article PILOTI I "RED BULL"/ Ricciardo në “ajër”: Nuk kam ende një kontratë për 2019-ën

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT