• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Delegacioni shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit. Biseda e Esat Pashës me… (VIDEO)
Home
Dossier

Delegacioni shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit. Biseda e Esat Pashës me… (VIDEO)

31 July, 2018 g.autor Dossier

Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi ka publikuar ne faqen e tij ne Facebook nje filmim te rralle, sipas tij, ndoshta i vetmi i njohur deri më sot i delegacionit shqiptar që shkoi në Neuwied të Gjermanisë, për t’i dorëzuar Princ Vidit kurorën e Shqipërisë.

DËRGATA SHQIPTARE QË TAKOI PRINC VIDIN

Ky është një filmim i rrallë dhe ndoshta i vetmi i njohur deri më sot i delegacionit shqiptar që shkoi në Neuwied të Gjermanisë, për t’i dorëzuar Princ Vidit kurorën e Shqipërisë.

Videoja tregon arritjen e dërgatës në Vjenë më 24 shkurt 1914, tre ditë pas takimit me Vidin. Vjena ishte destinacioni i fundit i vizitave të këtij grupi të larmishëm shqiptar në disa qytete të Evropës.

Kryeqyteti austriak ishte përfshirë nga kërshëria për të parë delegacionin shqiptar dhe kreun e tij, Esat pashën, sepse prej muajsh gazetat nuk pushonin së foluri për shtetin e ri, për mundimet dhe krizat që ishin dashur të kapërceheshin deri në arritjen e pavarësisë dhe sidomos, sepse mu për këtë shkak, Austro-Hungaria ishte gjendur dy herë në prag të luftës, me ultimatumet që i kishte drejtuar Malit të Zi dhe Serbisë.

Në video duket qartë Esat pasha me kallpak në kokë. Njeriu që i pret në stacion dhe shtrëngon duart me ta duket të jetë Gjergj Pekmezi, profesori i nderuar i Universitetit të Vjenës që do të shërbente si përkthyes dhe shoqërues i delegacionit.

Shqiptarët vizituan muzeun ku ishte ekspozuar shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut. Një ditë tjetër shkuan në një fabrikë, që merrej me prodhimin e telefonave dhe aparateve të telegrafisë pa tel. Gjatë vizitës, Esatit i bënë një surprizë. Në fabrikë arriti për demonstrim një telegram në frëngjisht ku shkruhej: “Rroftë Shqipëria! Rroftë gjenerali i shquar Esat pasha!”

Në fund të vizitës, më 28 shkurt, Esati dhe më pas e gjithë dërgata u pritën nga Perandori i Austro-Hungarisë Franz Joseph. Esati i tregoi Perandorit përshtypjet nga stërvitja që kishte parë në një akademi ushtarake afër Vjenës.

Vijoi kjo bisedë:

ESAT PASHA: Unë jam vetë ushtarak, Madhëri, por atë që pashë dje nuk e kisha parë kurrë në jetën time. U entuziazmuam të gjithë dhe dua ta uroj Madhërinë Tuaj për ushtarët e shkëlqyer. Do të donim që, në një të ardhme jo të largët, të kishim vetëm një miniaturë të asaj që pamë në akademi.

PERANDORI FRANC JOZEF: (Me të qeshur) Shpresoj të gjeni një ministër financash, i cili me shkop magjik t’ju sjellë milionat që ju nevojiten për këto plane.

Princ Vidi, ose “Mreti” siç e quanin shqiptarët, arriti në Shqipëri më 7 mars 1914, por mbretërimi i tij zgjati vetëm gjashtë muaj, sepse vendi u përfshi shpejt nga trazirat.

DËRGATA SHQIPTARE QË TAKOI PRINC VIDINKy është një filmim i rrallë dhe ndoshta i vetmi i njohur deri më sot i delegacionit shqiptar që shkoi në Neuwied të Gjermanisë, për t’i dorëzuar Princ Vidit kurorën e Shqipërisë. Videoja tregon arritjen e dërgatës në Vjenë më 24 shkurt 1914, tre ditë pas takimit me Vidin. Vjena ishte destinacioni i fundit i vizitave të këtij grupi të larmishëm shqiptar në disa qytete të Evropës.Kryeqyteti austriak ishte përfshirë nga kërshëria për të parë delegacionin shqiptar dhe kreun e tij, Esat pashën, sepse prej muajsh gazetat nuk pushonin së foluri për shtetin e ri, për mundimet dhe krizat që ishin dashur të kapërceheshin deri në arritjen e pavarësisë dhe sidomos, sepse mu për këtë shkak, Austro-Hungaria ishte gjendur dy herë në prag të luftës, me ultimatumet që i kishte drejtuar Malit të Zi dhe Serbisë.Në video duket qartë Esat pasha me kallpak në kokë. Njeriu që i pret në stacion dhe shtrëngon duart me ta duket të jetë Gjergj Pekmezi, profesori i nderuar i Universitetit të Vjenës që do të shërbente si përkthyes dhe shoqërues i delegacionit. Shqiptarët vizituan muzeun ku ishte ekspozuar shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut. Një ditë tjetër shkuan në një fabrikë, që merrej me prodhimin e telefonave dhe aparateve të telegrafisë pa tel. Gjatë vizitës, Esatit i bënë një surprizë. Në fabrikë arriti për demonstrim një telegram në frëngjisht ku shkruhej: “Rroftë Shqipëria! Rroftë gjenerali i shquar Esat pasha!”Në fund të vizitës, më 28 shkurt, Esati dhe më pas e gjithë dërgata u pritën nga Perandori i Austro-Hungarisë Franz Joseph. Esati i tregoi Perandorit përshtypjet nga stërvitja që kishte parë në një akademi ushtarake afër Vjenës.Vijoi kjo bisedë:ESAT PASHA: Unë jam vetë ushtarak, Madhëri, por atë që pashë dje nuk e kisha parë kurrë në jetën time. U entuziazmuam të gjithë dhe dua ta uroj Madhërinë Tuaj për ushtarët e shkëlqyer. Do të donim që, në një të ardhme jo të largët, të kishim vetëm një miniaturë të asaj që pamë në akademi.PERANDORI FRANC JOZEF: (Me të qeshur) Shpresoj të gjeni një ministër financash, i cili me shkop magjik t’ju sjellë milionat që ju nevojiten për këto plane.Princ Vidi, ose “Mreti” siç e quanin shqiptarët, arriti në Shqipëri më 7 mars 1914, por mbretërimi i tij zgjati vetëm gjashtë muaj, sepse vendi u përfshi shpejt nga trazirat.

Gepostet von Ilir Ikonomi am Montag, 30. Juli 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mozzik jep mesazhin e fortë në publik/ Loredana reagon kështu: Të hangsha..._(FOTO)
Previous article PLUMB KORÇARIT PËR BORXHIN/ Gjykata LË NË BURG ish-policin që qëlloi Hoxhallarin. 38 vjeçari...

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë: Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la... Dossier

DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë: Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la...

DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar: Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar: Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar...

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT