Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Gazmend Agollin, autorin e dyshuar të plagosjes 38-vjeçarit Erion Hoxhallari.
Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar edhe Prokuroria.
Ndërsa për shtetasit e tjerë Daniel Morava dhe i plagosuri Erion Hoxhallari gjykata ka dhënë masën detyrim paraqitje.
NGJARJA MË PARË
Burime nga policia bëjnë me dije se zanafilla e ngjarjes daton disa muaj me pare dhe shkak i konfliktit ka qenë një borxh i vjetër që Erion Hoxhallari i ka pasur djalit të ish-efektivit të policisë Gazmend Agolli.
Sherri është rindezur sërish ditën e djeshme ku ish-efektivi me një pistoletë pa leje është konfliktuar fizikisht me Hoxhallarin dhe më pas e ka qëlluar me armë.
Mësohet se Agolli ka tentuar te qëlloje edhe nje person tjetër ne vendin e ngjarjes me iniciale A. Q por nuk ka shkrepur arma.
Lidhur me këtë ngjarje, krahas të arrestuarve Daniel Morava, 43 vjeç dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç,jane proceduar ne gjendje te lire edhe 4 persona te tjere te perfshire ne ngjarje, E.S, M.A , A.Q dhe E. T.
Më herët në një njoftim për mediat, policia bëri me dije se kishte arrestuar dhe vetë të plagosurin Hoxhallari për moskallëzim krimi.


